E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtaret e “VLEN” s’lejohen të hyjnë në Shqipëri/ Ka dyshime se kanë pasur rol kyç në organizimin e protestës së dhunshme te 4 korrikut

Me ndalim hyrjen në territorin shqiptar të tre zyrtarëve të koalicionit VLEN, u konfirmua ajo që tashmë dihej. Se elementë politikë nga Prishtina e Shkupi kanë organizuar protestat e dhunshme për Zvërnecin në Tiranë.

Bëhet fjalë për deputetët Bekim Qoku e Adnan Azizi, si edhe zv.sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, të cilët u ndaluan këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, ata u ndaluan në kufi ku qëndruan për rreth një orë pa marrë shpjegime nga autoritetet shqiptare. Zyrtarët thonë se fillimisht policia kufitare u komunikoi se tre prej tyre mund të vijonin udhëtimin, ndërsa personi i katërt që i shoqëronte nuk lejohej të hynte në Shqipëri.

Në shenjë kundërshtimi ata vendosën të kthehen, ndërsa abc neës mëson  se ata janë shpallur në listën e personave që nuk lejohen të hynë në vendin tonë.

Dyshimet e autoriteteve shqiptare janë se zyrtarët në fjalë kanë patur rol kyç në organizimin e protestës së 4 korrikut në Tiranë, protestë e cila pati më pak pjesëmarrës, por më shumë dhunë.

Në 21 qershor, kryeministri Edi rama deklaroi publikisht se në protestë ishin angazhuar elementë politikë nga Kosova e Maqedonia e Veriut duke folur për karvanë nga Prishtina e Tetova, pjesë e një përpjekje për të nxitur destabilizimin në vendin tonë.

Sigurisht duke bërë një ndarje të qartë  mes kryeministrit te kosoves dhe ketyre ekstremisteve, qe sipas rames strehohen pa leje ne cadren e vetevendosjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›