E Diel, 1 Nëntor 2026

e mëposhtme: V E N D I M PËR

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e tij projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:

  V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT, TË VITIT 2008”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të  neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit, të vitit 2008”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit dhe raporteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT, TË VITIT 2008

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

 

Neni 1

Miratimi i buxhetit faktik

 

Miratimin e buxhetit faktik të shtetit, të vitit 2008, së bashku me burimet e tij të financimit, si më poshtë vijon:

                                                                       Në milionë lekë

1. Buxheti i shtetit

·         Të ardhurat, gjithsej .…………….                     243,416;

·         Shpenzimet, gjithsej …………….                     305,007.

2. Buxheti i sigurimeve shoqërore

·         Të ardhurat .……………..............                         66,552;

·         Shpenzimet ……………...............                        65,823.

3. Buxheti i sigurimeve shëndetësore

·         Të ardhurat .……………..............                       10,984;

·         Shpenzimet ……………...............                      10,376.

4. Deficiti buxhetor....................................                   (60,254).

5. Financimi i deficitit buxhetor         ................                                60,254.

    I brendshëm............................................                         24,417.

A. Me instrumente financiare (kredimarrje

     e brendshme, neto)................................                       18,012.

·         Kredi nga Banka e Shqipërisë.........                   3,000;

·         Bono thesari....................................                     (7,986);

·         Obligacione qeveritare, 2/3/5/7-vjeçare          22,998.

B. Të ardhura nga privatizimi..................                            5,538.

C. Të tjera                                                                                 867.

·         Ndryshimi i gjendjes së arkës.......                   (4,268).

·         Të tjera..........................................                    5,135.

      Financimi i jashtëm, neto.................                   35,837.

 Nga i cili:

·         Mbështetje buxhetore...................                               0.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA  TOPALLI

***

  V E N D I M

 

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË KASKADËS SË HIDROCENTRALEVE NË LUMIN “ZALLI I TARIT”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  5, pika 3, e 23,  pika  3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

1.         Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të kaskadës së hidrocentraleve në lumin “Zalli i Tarit” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.         Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin teknik e financiar, në procedurën konkurruese përgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “ARILTA - B”, shpk.

3.         Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të kaskadës së hidrocentraleve në lumin “Zalli i Tarit”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

4.         Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482,           datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980,                datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

·         qarkun e Tiranës, 4 718 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 733 843,22 (një milion e shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e tetëqind e dyzet e tre presje njëzet e dy) m2 ;

·         qarkun e Durrësit, 114 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 21 353,46 (njëzet e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre presje dyzet e gjashtë) m2 ;

·         qarkun e Elbasanit, 134 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 45 715,70 (dyzet e pesë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë presje shtatëdhjetë) m2 ;

·         qarkun e Lezhës, 84 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 34 412,56 (tridhjetë e katër mijë e katërqind e dymbëdhjetë presje pesëdhjetë e gjashtë) m2 ;

·         qarkun e Beratit, 10 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 762,42 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy presje dyzet e dy) m2 ;

·         qarkun e Fierit, 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 087,50 (gjashtë mijë e tetëdhjetë e shtatë presje pesëdhjetë) m2 ;

·         qarkun e Korçës, 28 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 128,74 (tre mijë e njëqind e njëzet e tetë presje shtatëdhjetë e katër) m2.

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 24.3.2009, PËR ÇËSHTJEN NR.2141/03, “VRIONI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË”, DHE PËR PAGESËN E TATIMIT MBI TË ARDHURAT NDAJ PERSONAVE, NË FAVOR TË TË CILËVE JANË EKZEKUTUAR VENDIMET E KËSAJ GJYKATE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të konventës evropiane “Për të drejtat e njeriut”, ratifikuar me ligjin nr.8137,                 datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e konventës evropiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore””, dhe të neneve 5 e 45, të                ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.      Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 24.3.2009, për çështjen nr.2141/03, “Vrioni dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në vlerën 450 000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro. Tatimi mbi të ardhurat, në vlerën 10 për qind të kësaj shume, paguhet nga shteti.

2.      Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati, brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim, është data 24 qershor 2009.

3.      Shuma 450 000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro bashkë me pagesën e tatimit mbi të ardhurat, në vlerën 10 për qind, të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, “Vrioni dhe të tjerë”. Kjo shumë të konvertohet në lekë, sipas kursit të këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e çeljes së kësaj llogarie.

4.      Detyrimi financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

5.      Ministria e Financave të kryejë pagesën e tatimit mbi të ardhurat, në masën 10 për qind të shumës së dëmshpërblimit, për vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të ekzekutuara deri më tani, si më poshtë vijon:

    a) Qufaj kundër Shqipërisë                                          6 883 440 lekë;

    b) Beshiri kundër Shqipërisë                                       1 581 300 lekë;

    c) Bajrami kundër Shqipërisë                         307 100 lekë;

    ç) Gjonbocari kundër Shqipërisë                                   603 680 lekë;

    d) Rramadhi kundër Shqipërisë                     827 518 lekë;

  dh) Driza kundër Shqipërisë                          6 930 000 lekë;

    e) Xheraj kundër Shqipërisë                                             26 560 lekë;

    ë) Marini kundër Shqipërisë                                         4 219 749 lekë;

    f) Dybeku kundër Shqipërisë                                             62 250 lekë.

6.      Pagesa e tatimit mbi të ardhurat, në favor të personave të përmendur në pikën 5, të këtij vendimi, të depozitohet në bankën e nivelit të dytë, ku është depozituar shuma përkatëse e dëmshpërblimit, dhe të konvertohet në lekë, sipas kursit të këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën kur do të çelet llogaria.

7.      Detyrimi financiar, i parashikuar në pikën 5, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

8.      Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË TË TROJEVE ME NUMËR PASURIE 4/194 DHE 4/209, NË RRETHIN E SHKODRËS, PËR NDËRTIMIN E GJYKATËS SË RE TË APELIT, SHKODËR 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të trojeve (pasuri të paluajtshme), me numër pasurie 4/194 dhe 4/209, në rrethin e Shkodrës, në zonën kadastrale nr.8591, SH-Q-5, P-5, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat do të shërbejnë për ngritjen e ndërtesës së re të gjykatës së apelit, Shkodër. 

2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme  të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROJEKTIT “TRANSFORMIMI I TREGUT TË NGROHJES SOLARE TË UJIT”, TË FINANCUAR NGA PNUD-I, NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR, NË MBËSHTETJE TË INICIATIVËS GLOBALE PËR TRANSFORMIMIN E TREGUT TË NGROHJES SOLARE TË UJIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Miratimin, në parim, të projektit “Transformimi i tregut të ngrohjes solare të ujit”, të financuar nga PNUD-i , për shumën grant 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) USD, në kuadër të programit kombëtar, në mbështetje të iniciativës globale për transformimin e tregut të ngrohjes solare të ujit.

2.       Miratimin e kontributit financiar të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për ekuivalentin, në dollarë (USD), të shumës prej 100 000 (njëqind mijë) eurosh në vit, për një kohëzgjatje prej 5 vjetësh.

3.       Miratimin e kontributit të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, për ekuivalentin, në dollarë (USD), të shumës prej 30 000 (tridhjetë  mijë) eurosh në vit, për një kohëzgjatje prej 5 vjetësh.

4.       Ngarkohen Ministria e Financave,  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi dhe planifikimin e detyrimeve financiare në buxhetin vjetor të tyre.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE, TË OBJEKTEVE TË ISH-KONVIKTIT DHE TË SHKOLLËS KOMUNALE, TIRANË, ME QËLLIM PRIVATIZIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të       ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale, për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Kalimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për Entin Kombëtar të Banesave, të objekteve të ish-konviktit dhe të Shkollës Komunale, Tiranë, sipas formularit dhe planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për privatizimin e tyre, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këto ndërtesa.

2.     Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përfshirë në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

3.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë  dhe Enti Kombëtar i Banesave të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

 

V E N D I M


PËR

PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR  TË SIPËRFAQEVE, QË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E VEPRAVE INDUSTRIALE     

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 34, të ligjit nr.9385,             datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të nenit 17, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Tarifat për pjesët e fondit, pyjor dhe kullosor, publik, që hiqen, në përputhje me nenin 34, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe me nenin 17, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, që përdoren për ndërtime të veprave industriale, janë, si më poshtë vijon:

a)     Çmimi i tokës pyjore, që do të përdoret për truall ndërtimi të jetë           1 (një) euro.

b)     Tarifa e heqjes apo përdorimit/shfrytëzimit të pyllit apo të fondit kullosor, kur kontrata e investimit është miratuar me ligj të veçantë, të jetë 1 (një) euro.

2.     Procedurat për mënyrën e kryerjes së pagesës, si dhe për lidhjen e kontratës  për sipërfaqet e hequra nga fondi pyjor dhe kullosor, që do të përdoren sipas pikës 1, të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

3.       Ngarkohen ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.402, DATË 21.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR TË MALIT TË DAJTIT “PARK KOMBËTAR” (ME SIPËRFAQE TË ZGJERUAR)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1. Pakësimin e sipërfaqes,  167.29 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë presje njëzet e nëntë) ha, të Parkut Kombëtar të malit të Dajtit, sipas objekteve të mëposhtme:

a.     Objekti “Mali i Shpozës”, me sipërfaqe 80.53 (tetëdhjetë presje pesëdhjetë e tre) ha dhe me koordinatat përkatëse;

b.      Objekti “Mali i Mollës” , me sipërfaqe 86.76 (tetëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë e gjashtë) ha dhe me koordinatat përkatëse, sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen ministri  i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 693, DATË 10.11.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E  KOMPLEKSIT LIGATINOR TË BUTRINTIT “PARK KOMBËTAR””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Në nënndarjen A2, të zonimit të territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, të lejohet ngritja e strukturave ndihmëse të peshkimit, me sipërfaqe deri në 1 (një) ha, të cilat mundësojnë kryerjen e shërbimeve për veprimtarinë e akuakulturës.

2.     Ngritja e këtyre strukturave të jetë në përshtatshmëri me funksionet e ruajtjes së natyrës dhe të biodiversitetit të nënzonave përkatëse. 

3.     Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH-TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të           ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e dëmshpërblimit financiar, për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas listës të përfshirë në anekset “A” e “B”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2.     Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarëve, me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve, të përcaktuar në nen

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›