"Katër modele për zhvillimin ekonomik"
Ne panelin e te ftuarve nuk munguan eksperte te Bankes Boterore, ministri i Financave Ridvan Bode, perfaqesues te KFË, si dhe eksperte te tjere te vendit, te cilet e komentuan raportin ne kendveshtrime te ndryshme.
Prioritetet
Shqiperia, edhe pse eshte rritur ekonomikisht dhe ka shenuar nivelet me te mira ne Europe nga ana sasiore e cilesore, nuk e ka reflektuar kete panorame. Sipas raportit te Bankes Boterore, rritja ekonomike duhet te reflektohet edhe tek te ardhurat e shtresave te ndryshme sociale. Te
ardhurat mesatare te nje qytetari shqiptar jane shume larg asaj te nje qytetari te BE-se dhe ky duhet te jete edhe fokusi ne politikat e hartuara ekonomike. Per Banken Boterore, fushat ku duhet te perqendrohet vendi yne per te mbeshtetur rritjen ekonomike ne periudhen afatmesme jane kater. Kapitali human, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit, energjia dhe qeverisja permes zbatimit rigoroz te ligjit, perbejne edhe zgjidhjen. Eksperti Borko Handjiski i Bankes Boterore, shpjegoi se ne thelb kapitali human lidhet ngushte me arsimimin. Banka Boterore sugjeron qe te permiresohet cilesia dhe difersifikimi i arsimit te larte, si dhe te rritet qarkullimi i informacionit. Tarifat e shkollimit jane sugjeruar qe te pershtaten, kurse programet e rendesishme si "Brain Gain", duhet qe te promovohen me tej ne akademi. "Aktualisht, sistemi arsimor shqiptar ka disa ngerçe, qe me se shumti lidhen me cilesine e mesimdhenies. Kete e tregojne edhe rezultatet e testit nderkombetar te performances, (PISA) ku Shqiperia renditet ulet, krahasuar me vende te tjera te rajonit", u shpreh Handjiski. Nje tjeter propozim i BB eshte edhe ajo qe lidhet me zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe komunikimit. Ekspertet e Bankes i meshuan gjate prezantimit, nivelit te ulet te shtrirjes se internetit, dhenies me vonese te licences 3G, si dhe perdorimi i kufizuar i sherbimeve elektronike publike dhe tregtare. Per te arritur nje zhvillim te shpejte ne kete aspekt, sugjerohet qe te behen investime ne infrastrukturen "dixhitale". Prioriteti i trete i sugjeruar nga BB eshte sektori i energjise. "Shqiperia ka ndermarre nje sere reformash per te permiresuar cilesine dhe qendrueshmerine e cilesise se energjise, por keto nuk mjaftojne. Ne te ardhmen, fokusi i reformave duhet te jete eficienca e kompanive qe menaxhojne kete sektor, ulja e humbjeve, strukturimi i tarifave", tha eksperti Handjiski. Nga ana tjeter, ai theksoi se qeverisja dhe sundimi i ligjit duhet te perbejne rolin kryesor, ne menyre qe te garantohet nje mjedis i pershtatshem per te bere biznes. Dhe ky propozim vjen edhe si nje prioritet i katert, qe duhet te merret parasysh.
BODE
Ministri i Financave, Ridvan Bode, edhe pse ka pershendetur punen e Bankes Boterore per prioritetet qe duhet te vendosen, nuk ka qene shume dakord me modelin e ri ekonomik. Per kreun e Financave, modeli aktual i ekonomise shqiptare i ka kaluar sprovat e krizes globale me sukses dhe keshtu do te vijoje. Bode theksoi se orientimin e ekonomise e ben vete biznesi, kurse qeverise i mbetet qe te punoje ne kah te permiresimit te kushteve per kete te fundit. "Pertej debateve dhe diskutimeve pasionante qe behen nga qarqe te ndryshme te politikes apo te botes akademike edhe nje here, qeveria rikonfirmon qendrimin e saj per modelin e rritjes ekonomike ne Shqiperi, i cili nuk do te jete nje model i organizuar, i perqendruar, i planifikuar, i drejtuar, por do te jete nje model, i cili do te mbeshtetet ne disa parime te deshmuara, te suksesshme per te gjithe periudhen e tranzicionit per ekonomine shqiptare", tha Bode.
Lvovsky: Ambienti imponon reformat
Ambienti i jashtem eshte bere i ashper dhe vendeve u nevojitet qe te implementojne politika ne reja per te garantuar rritjen ekonomike ne te ardhmen. Perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Tirane, Ksniya Lvovsky, gjate fjales se saj nenvizoi se edhe Shqiperia i perket kategorise se ketyre vendeve. Ajo tha se ideja e rritjes permes terheqjes se investimeve te huaja direkte eshte e drejte, por ama per te terhequr keto investime duhet te ofrosh me shume sesa konkurrentet dhe pikerisht ketu duhet te kembengule edhe vendi yne, duke ofruar mjedis sa me te mire ekonomik dhe kapital human, sa me te kualifikuar. Propozimet e BB per axhenden e rritjes ekonomike
Kapitali human
Ky propozim lidhet me krijimin e nje niveli sa me te kualifikuar punonjesish qe do t'i sherbjene rritjes ekonomike.
Sugjerimi i Bankes Boterore : Lidhur me kete qeveria duhet te permiresoje cilesine arsimit te larte, te rrite qarkullimin e informacionit, te pershtate tarifat e shkollimit, te forcohen kapacitetet per kerkim dhe rinovim, te promovohet "Brain Gain" ne akademi.
Situata aktuale sipas BB: Aktualisht kapitali human ne Shqiperi nuk eshte ai qe duhet. Punedhenesit kerkoje punetore dhe menaxhere te afte dhe sistemi i arsimit nuk po i prodhon aftesite e duhura qe kerkon tregu, per shkak te lidhjes se dobet midis nevojave dhe kurrikulave. Numri i te diplomuarve eshte me i ulet, sesa ne vendet e Europes Juglindore dhe shume me poshte se ai i BE-se. Cilesia e mesimit mbetet e ulet dhe kete e tregojne rezultatet e testit nderkombetar te performances PISA, ku rezultatet e arsimit shqiptar mbeten te uleta. Lidhja me tregun e punes eshte e dobet. Regjistrimet ne inxhinieri, teknologjite e informacionit e komunikimit dhe biznes jane shume me poshte se ato ne BE.
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit
Ky propozim lidhet me zhvillimin sa me te madh te TIK pasi kjo ndikon tek performanca ekonomike e nje vendi, duke rritur prodhimin, permiresuar cilesine.
Propozimi i Bankes Boterore:Duhet te nxitet konkurrenca ne sektorin e telekomunikacioneve permes zbatimit te rregulloreve qe percaktojne lidhjet mes operatoreve te rinj (per ndarjen e infrastruktures baze). Duhet te zbatohet portabiliteti i numrave dhe te futen teknologji te reja si (ËI-MAX apo interneti kabllor). Duhet te behen investime ne infrastrukturen "dixhitale" (fibrat optike) si dhe te behet dhenia e nje "goditjeje kerkese" (p.sh nepermjet prokurimeve elektronike dhe duke promovuar sherbimet elektronike publike dhe tregtare).
Situata aktuale sipas Bankes Boterore: Shqiperia eshte mjaft mbrapa ne zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe komunikimit, pasi ka nje nder shtrirjet me te uleta te internetit ne Europe ( 2.5 per qind, krahasuar me 8 per qind ne Europen Juglindore dhe 23 per qind ne BE). Ka dhene se fundmi nje licence 3G, sherbim qe po ofrohet shume vone. Ka perdorim te kufizuar te sherbimeve elektronike publike dhe tregtare.
Energjia
Ky propozim lidhet ne radhe te pare me plotesimin e nevojave qe do te kete ekonomia neser per energji si dhe per shfrytezimin e kapaciteteve te pashfrytezuara deri tani.
Propozimet e Bankes Boterore: Ështe e nevojshme qe te perfundojne reformat e tarifave dhe struktures se tregut. Duhet te behet forcimi i qendrueshmerise financiare, menaxhuese dhe teknike te kompanive te energjise dhe reduktimin e kredive te prapambetura ndermjet kompanive. Ulja e detyrimeve te grumbulluara te qeverise Zbatimi i plote i marreveshjes se privatizimit, perfshi investimet per te reduktuar humbjet e energjise. Identifikimi i kapaciteteve te reja gjeneruese dhe integrimi ne tregun rajonal te energjise, ne periudhen afatmesme.
Situata aktuale sipas Bankes Boterore: Aktualisht, kompanite kane llogari te pashlyera, si kredi nga e kaluara. Ne rrjet ka ende humbje te larta te energjise.
Propozimi i KFË-se (Banka gjermane): Perfaqesuesja e KFË-se ne Shqiperi, Ute Rodrian, e ftuar ne panelin e Bankes Boterore foli per rendesine e sektorit te energjise. Banka gjermane KFË ka financuar nje sere projektesh te rendesishme energjetike ne Shqiperi dhe sipas Rodrian, vendi yne duhet te vijoje te beje investime ne sektorin energjetik, pasi ato i lejojne qe te merret pas fitimi ne nje kohe te shkurter.
Qeverisja dhe sundimi i ligjit
Permes ketij propozimi kerkohet qe te rregullohet gjithe kuadri ligjor i nevojshem si dhe te permiresohet sherbimi i institucioneve ne dobi te biznesit per te terhequr investime.
Propozimi i Bankes Boterore: Qartesimi i proceseve te hartimit te ligjeve dhe rregulloreve, si dhe rishikimi i efikasitetit te ligjeve ekzistuese. Forcimi i zbatimit te ligjeve (identifikimi i shkaqeve per "hendekun e zbatueshmerise". Permiresimi i procesit keshillues me sektorin privat mbi ligjet me natyre ekonomike.
Permiresimi i zbatueshmerise nepermjet ngritjes se Gjykates Administrative te apelit.
Situata aktuale sipas Bankes Boterore: Shqiperia ka bere progres, sa i perket permiresimit te klimes se biznesit, e lidhur kjo me ligjet apo procedurat burokratike, por serish krahasuar me rajonin ekziston nje hendek i madh, sa i perket treguesve te qeverisjes. Ne raportin e Doing Bussines, Shqiperia renditet me mire se disa vende te rajonit, por per te ecur para duhet nje vullnet i forte politik.
Propozimi i ekspertit Adrian Civici: Shqiperia duhet te vendose fillimisht nje konsensus politik, ne menyre qe prioritetet qe vendosen te zbatohen per nje afat te gjate dhe jo ne çdo moment qe ndryshohen qeverite apo strukturat, ndryshohen edhe prioritetet. Kjo nuk e ndihmon ekonomine dhe as mbeshtet rritjen e saj.
NERTILA MAHO