E Diel, 1 Nëntor 2026

0-3, shkatërrohet Kotbusi i SkelësDy gola nga Boakej (13’ e 89’) e një tjetër nga Eigler (55’) i dhanë një goditje “vdekjeprurëse” Kotbusit të Skelës (90 minuta në lojë).

Nga një fitore 3-0 e Energi Kotbusit kundër Bajer Leverkuzenit me një hero si Ervin Skela në fushë në ndeshjen e fundit te kampionatit gjermane, te një humbje po 3-0 në shtëpi me Nurembergun e Bundesligës 2, në takimin e parë të play-ofit përpara një stadiumit tërësisht të shitur. Energi Kotbus, edhe pse ka edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur, duket se u ka dha fund shpresave për të luajtur edhe sezonin tjetër në Bundesligë.

Dy gola nga Boakej (13’ e 89’) e një tjetër nga Eigler (55’) i dhanë një goditje “vdekjeprurëse” Kotbusit të Skelës (90 minuta në lojë). Skela nuk ishte një ditë shembullore, por megjithatë dha kontributin e tij për një skuadër tërësisht në ditë të zezë. Në rast se Energi nuk do t’ia dalë të mbijetojë, atëherë shpenzimet për lojtarët do të reduktohen nga 24 milionë euro në 13 milionë.

E Enjte, 28 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›