Curri: “Malta? Vetëm fitorja na hyn në pun딓Vetëm se duhet të bëjmë shumë kujdes”, - paralajmëron qëndërmbrojtësi Debatik Curri në linjë telefonike nga Antalia. “Synimi ynë është ta fitojmë patjetër këtë takim”. Vorskla ka zhvilluar dy miqëso

Kur duhen edhe 15 ditë nga ndeshja e Komëbtares kundër Maltës, dhe disa dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm si ato të kapitenit e zëvendëskapitenit të përfaqësueses, respektivisht Altin Lalës e Lorik Canës, e kanë shqetësuar jo pak trajnerin Ari Han dhe kanë trishtuar ambientin kuqezi, ka dhe titullarë që e ruajnë optimizmin për një tjetër sukses kundër maltezeve. “Vetëm se duhet të bëjmë shumë kujdes”, - paralajmëron qëndërmbrojtësi Debatik Curri në linjë telefonike nga Antalia. “Synimi ynë është ta fitojmë patjëtër këtë takim”. Vorskla ka zhvilluar dy miqësore në tri ditët e fundit, ku të dyja si me rusët e Amkarit ashtu dhe me Arsenalin e Kievit, përfunduan në barazim pa gola.
Debatik, janë përmendur shumë pista transferimi gjatë merkatos dimërore. Skuadra turke, gjermane e ruse. Si qëndron e vërteta?
Po, dhe unë të paktën përmes medieve të këtyrve vendeve dhe atyre shqiptare kam dijeni, por gjithsesi mbeten në kuadër të merkatos.
Shturgardi, Borusia e Dortmundit, Këlni e Herta e Berlinit në Gjermani janë përmendur si ekipe që kanë shfaqur interesim për ju. A keni pasur ndonjë kontakt zyrtar me ju apo menaxherin tuaj?
Me Hertën e Berlinit negociatat patën një fazë më konkrete. Njerëz pranë klubit gjerman kontatuan me presidentin e klubit tim, Vorsklën, por nuk pati më tej zhvillime. Nuk e di ku ngecën bisedimet.
A pati ndonjë bisedë me ju konkretisht për të njohur edhe kushtet tuaja financiare?
Disa njerëz më kontaktuan edhe mua, por unë vendosa si kusht të parë nisjen e bisedimeve me Vorsklën, përpara se unë flisja për kërkesat e mia. Kam dhe dy vite kontratë me klubin dhe natyrshëm që më dhet ta respektoj atë.
Së fundi u fol për refuzimin nga e ana e presidentit të klubit tënd të një ofertë të mirë nga skuadra turke Gençlerbirli.
Po është e vërtetë. Gençlerbirligi e kërkoi kartonin tim me më pak para kartonin tim. Mua personalisht drejtori sportiv i Gençlerbirlixhi, por unë natyrisht që i drejtova te drejtuesit e klubit të Vorsklës.
Më 11 shkurt, pas gati dy javësh do të luajmë kundër Maltës. Si e parashikon Debatiku këtë takim?
Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Duhet ta fitojmë patjetër këtë takim.
Ju keni shënuar gol kundër Holandës, ndërkohë që miku juaj më i ngushtë, Armend Dallku golin e vetëm e ka shënuar kundër Maltës në fitoren 3-0. Si po e përjetoni të dy këtë takim?
Si unë dhe Dallku jemi në formë të mirë. Dhe këtë e treguam edhe sot në ndeshjen kundër Arsenalit të Kievit. Kuptohet që flasim dhe për ndeshjen kundër Maltës. Dallku ma kujton shpesh që ka shënuar kundër maltezëve.
SHKURT
Dallku e Curri shkëlqejnë ndaj rusëve
Armend Dallku dhe Debatik Curri ishin të dy titullarë në ndeshjen pozitive të Vorsklës së Poltavës ndaj rusëve të Amkarit. Trajneri Pavlov u kënaq me barazimin 0-0 ndaj ekipit që zuri vendin e katërt në kampionatin e Rusisë. Dallku luajti përgjatë 90-minutave, ndërsa Curri vetëm pjesën e parë.
Beqaj merr çmimin e vitit më 3 shkurt
Arian Beqaj do të marrë çmimin si i huaji dhe portieri më i mirë i vitit në Qipro më 3 shkurt. Këtë e bën të ditur “Sigmalive.com” që rendit emrat e sportistëve që do të nderohen për kontributin në vitin që sapo u mbyll. Për futbollin, përfaqësues janë dy: Arian Beqaj dhe Andreas Konstandinu, që të dy të Anortosisit kampion dhe fitues të kupës qipriote si dhe e para skuadër e Qipros që arriti fazën finale të Ligës së Kampionëve.
Abedin Krasniqi, ndoshta një kategori më lart
1. FC Hajdenhajmi i kategorisë së katërt gjermane është i interesuar për sulmuesin shqiptar, Abedin Krasniqi. 22-vjeçari luan për ekipin e kategorisë së pestë (Oberligë), Grosashpah. Por, sipas klubit të tij, nuk besohet që Krasniqi të largohet në janar.
E Marte, 27 Janar 2009