E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria U-17, miqësore me Malin e ZiTakimi i parë do të luhet në Ulqin, më 18 shkurt, ndërsa ai i kthimit më 22 shkurt.

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Ardian Mema do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me homologët e Malit të Zi. Takimi i parë do të luhet në Ulqin, më 18 shkurt, ndërsa ai i kthimit më 22 shkurt.

Në ndeshjet e fundit zyrtare (23-28.09.2008), Shqipëria U-17 humbi 4-0 me Finlandën, dhe 7-0 kundër Bjellorusisë. Kundër Maqedonisë barazuam 3-3.

Për fazën e grupeve paraeliminatore të Kampionatit Europian U-17, për sezonin 2009-2010, Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin 11. Hungaria, Sllovakia e Luksemburgu janë tre kundërshtarët e Shqipërisë U-17. Takimet do të zhvillohen nga data 25-30 shtator në Hungari.

52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë më tej në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund. Këto takime do të luhen në pranverë të vitit 2010.

Fituesit e shtatë grupeve të Elite Raund do të bashkohen me Lihtenshtejnin, vendin organizator. Finalet e Kampionati Europian do të luhen në maj të vitit 2010.

Grupi 11
Hungari
Sllovaki
Shqipëri
Luksemburg

E Merkure, 28 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›