E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink në krye të listës për stolin e Turqisë

Trajneri holandez nuk arriti dot të rinovojë kontratën me përfaqësuesen ruse, duke I hapur rrugën federatës turke të nisë negociatat.

Fillimisht u përfol Xhovani Trapatoni për të marrë drejtimin e Turqisë, por e përditshmja “Sabah” shkruan se Hidink pritet të firmosë të premten në Stamboll një kontratë 4 vjaccare me përfaqësuesen e këtij vendi.

Misioni i trajnerit të ri të Turqisë është fillimisht kualifikimi për në Euro 2012 dhe Botërorin 2014.

Gus Hidink është I njohur në futbollin turk, pasi më parë ka drejtuar edhe skuadrën e Fenerbahcces. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar edhe skuadrat e Realit të Madridit dhe Celsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›