E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me Italinë nënshkruam dokument historik

“Vizita ime në Italinë mike do të kulmonte në takimin e kryeministrin Silvio Berluskoni. Takim i cili e bëri vizitën historike, ndonëse theksoj se e fundit që më shkon ndërment është të bëj histori. Ne firmosën një dokument, dokumenti i partneritetit strategjik me Republikën italiane”, tha Berisha.

Ai shtoi se “dokumenti i partneritetit strategjik institucionalizon marrëdhëniet e shkëlqyera të deri sotme. Italia angazhohet të mbështes fuqishëm projektin evropian të kombit shqiptar: heqjen e vizave, statusin e vendit kandidat dhe integrimin”.

Sipas Berishës, marrëveshja përbën një akt historik në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona. Kryeministri ynë, theksoi se qeveria italiane mbështet fuqishëm vizionin e qeverisë shqiptare për kthimin e Shqipërisë në një fuqi të vogël energjetike rajonale.

“Një nga shtyllat kryesore të këtij vizioni qëndron në faktin se Italia është një nga tregjet më të mëdha energjetike në Evropë. Ne ramë dakord të bashkëpunojmë në fushën e energjisë, si në ndërtimin e TEC-ve dhe HEC-ve dhe ndërtimin e kabllove nënujore”, tha më tej Berisha para deputetëve të partisë qeverisëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›