E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Ngjela në Hamallaj incidenti

Kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka dale ne mbështetje te banoreve te Hamallajt ne Durrës, te cilët kundërshtuan me force aksionin e policisë ndërtimorë ne këtë zone. Por qe ne fillim ai është ndeshur me kundërshtitë e disa prej banoreve. Gjate takimit me banore te tjerë te Hamallajt Ngjela është zotuar se do te kërkojë hetim parlamentar për çështjen. Tre dite me pare banore te fshatit u përleshen me forcat e rendit, duke kundërshtuar aksionin e policisë ndërtimore. Nga ky incident u plagosen disa police dhe te paktën 10 banore. Por nga ana e tij kreu i inspektoratit ndërtimor Gjergji Bojaxhi deklaroi se te gjitha ndërtimet pa leje përgjatë bregdetit do te shemben ne ditët ne vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›