'> Poloni, sistemi antirakete
Pas vizitës se saj ne Ukrahine sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton mberriti ne Varshave ku do te nënshkruaje marrëveshjen per ndertimin e nje baze amerikane antirakete ne Poloni. Gjate qëndrimit te saj, ne kuader te turit ne Evropen Lindore, Klinton eshte takuar me me homologun e saj polak Sikorski per te finalizuar marrëveshjen do t'i hape rruge punes per ndërtimin e sistemit te mbrojtjes ne qytetin Krakov. Ndertimi i kesaj baze amerikane kundërshtohet nga Rusia e cila ndjen cenimin e influencës se saj ne lindje te Evropes. Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me qëndrimin e Rusise, sekretarja e shtetit Hilari Klinton theksoi se vendosja e sistemit antiraketor ne Poloni nuk kercenon aspak Rusinë, por vetem eleminon kercenimet ndaj shtetit polak. Pas qendrimit te saj ne Poloni, zonja Klinton do te vizitoje Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.