'> Nishani: Rama pengon decentralizimin
Demokratet akuzojne kryebashkiakun Edi Rama se po pengon procesin e decentralizimit. Ministri i Drejtësisë, njekohesisht deputet i Tiranes Bujar Nishani deklaroi nga ambientet e minibashkisë numër 6 qe drejtohet nga aleatet e LSI-se, se Rama po demton autonominë lokale. Ndersa kryetarja e minibashkise kerkoi mbledhjen e menjëhershme te këshillit bashkiak, për te miratuar buxhetin. Deputeti Nishani tha se dhunimi i parimeve baze te decentralizimit ka bllokuar te gjitha zhvillimet ekonomike dhe sociale ne zonën e Kombinatit.