E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË TË OBJEKTIT “ZYRA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE”, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.602, DATË 15.9.2006, T

V E N D I M

PËR
 
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË TË OBJEKTIT “ZYRA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE”, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.602, DATË 15.9.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE , “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore te Ministria e Drejtësisë të objektit “Zyra rajonale e sigurimeve shoqërore”, Sarandë, me sipërfaqe 140 (njëqind e dyzet) m2, që ndodhet në ndërtesën e gjykatës së rrethit gjyqësor, Sarandë, për rehabilitimin e kësaj gjykate.
2. Objekti i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit, e miratuar me vendimin nr.620, datë 15.9.2006, të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen ministri і Drejtësisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe kryeregjistruesi і Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›