VENDIM PËR SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË DËRGUAR ME MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT
V E N D I M
PËR
SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË DËRGUAR ME MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes e të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me INSIG, sha-në, të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të dërguar me misione ushtarake jashtë vendit, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2008, të miratuara për këtë ministri.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe INSIG, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA