E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, me një dorë te titulli i dytë radhaziLaçi është pranë ngjitjes në Superiore. Skënderbeu shpallet automatikisht triumfues i grupit jugor

JORGIS MEMO (Panorama Sport)-  Paratërinjtë e Vllaznisë vazhdojnë të jenë të pathyeshëm. Dje shkodranët mundë pa vështirësi në fushën e vet Flamurtarin, me rezultatin 3-1. Stivi Shaba, autori i dy golave kundër vlonjatëve, ka qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë, teksa goditi edhe dy herë shtyllën, pa anashkaluar këtu dhe asistet për shokët. Në 20 minutat e para, i riu ka shënuar dy gola të bukur për nga mënyra e realizimit. Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë kanë shkurtuar diferencën me anë të Halilit, por mesfushori Tafa trefishoi rezultatin në minutën e 63-të. Përfundimisht 3-1 dhe Vllaznia vazhdon e qetë rrugën drejt titullit të dytë radhazi.
Admir Uruçi
Vllaznia – Flamurtari    3-1
Vllaznia: Koleci, Beqiri (Rusi 41’), Hotaj, Marku, Bardulla, Shaba, Erkoçeviç (Bushaj 65’), Karakaçi (Halili 60’), Puka (Papaj 62’), Tafa, Djepaxhija. Trajner: E.Plori
Flamurtari: Hasani, Xhaferaj, Deraj, Kaçani, Kanani, Osmanaj, Stara, Xhelili, Lamaj, Hitaj, Andoni. Trajner: A.Nini
Shënues: Shaba 11’, 20’, Tafa 63’/ Xhelili 49’
Gjyqtarë: E.Hoxha, R.Pjetrushi, E.Bajrakurtaj (Lezhë)

11-metërshi nderon Partizanin në Fier
Apolonia – Partizani    2-3
Apolonia: K.Prifti, Tanushi, Shameti, Asllani, Doga, Mbyeti, Papingu, Zeqo, Muçaj, Hamataj, Saliaj. (U aktivizuan: A.Prifti, Xhelilaj, Hazizaj, Demolla, Nebati). Trajner: R.Mehmeti
Partizani: Dibra, Hiso, Dura, Llakaj, Peposhi, Berberi, Buçpapaj, Bendaj, Imami, Çeka, Mata. (U aktivizuan: Demiri, Vila, Fufi, Sharku). Trajner: G.Mahmutaj
Shënues: Papingu 23’, Muçaj 72’ / Mata 49’, Bendaj 61’, Berberi 76’ (11–m)
Gjyqtarë: I.Shima, M.Sopjani, E.Velo (Durrës)

Të kuqtë e drejtuar nga Genc Mahmutaj ia kanë dalë mbanë kundër Apolonisë në transfertë, duke triumfuar me rezultatin 3-2. Ka qenë një ndeshje me emocione, ku nuk kanë munguar rastet e shumta për gol. Fierakët ishin më kërkues dhe kanë besuar në një fitore, pasi kanë udhëhequr 2-1, deri në minutën e 73–të, me gola të Saliajt në pjesën e parë dhe Muçajt në të dytën. Gjithsesi, në fund ndeshja foli për Partizanin, që fillimisht arriti të barazojë me Bendajn. Menjëherë pas këtij goli, miqtë përfituan një 11–metërsh, që ishte evident dhe vendësit nuk protestuan. Berberi e ktheu atë në gol, duke u dhënë fitoren të kuqve.
Mikel Mbriçaj

Teuta ndal vrullin e Dinamos
Dinamo – Teuta    1-1
Dinamo: Zhllima, Hysa, Muça, Çuçi, Musai, Berberi, Memushi, Gjuzi, Dita, Arapi, Delia. (U aktivizuan: Moçka dhe Bode) Trajner: D.Mehmeti
Teuta: Morina, Dalipi, Shahini, Likmeta, Miftili, Çyrbja, Memishaj, Dakavelli, Qesja, Guza, Hasani (Petro 41’). 
Trajner: L.Sejdini
Shënues: Dita 64’ \ Likmeta 56’
Gjyqtarë: E.Dyrmishi, J.Kruja, B.Kaimi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Moçka, Memishaj
 
Pas fitoreve radhazi, Dinamo e trajnerit Mehmeti është ndalur në fushën e vet nga Teuta. Blutë kanë zhvilluar një lojë më të mirë, por nuk shfrytëzuar rastet për shënim. Nga ana tjetër, durrsakët ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe u munduan të dilnin me kundërsulm, për të kapur në befasi Dinamon. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë në 40 minutat e dyta, dinamovitët edhe pse krijuan shumë, u ndëshkuan shpejt. Në minutën e 56-të, Likmeta kaloi ekipin e tij në avantazh, pas goditjes me kokë. Duke mos u pajtuar me rezultatin, vendësit përgjigjen me mesfushorin Dita, që barazon shifrat në minutën minutën e 64-t.
Aldo Liçaj

Shkumbini bën hap fals në shtëpi
Shkumbini – Tirana    1-1
Shkumbini: Demrozi, Vogli, Beqiri, E.Lundraxhiu, Am.Lundraxhiu, Karai, Em.Lundraxhiu (Koshi 46’), Nexha, Sulkja (Kasa 49’), Morina, Magani. Trajner: A.Gjata
Tirana: Dobi, Sula, Allmeta, Sulejmani, Bardhi, Skënderi, Morina, Hamdi (Nallbani 46’), Kacoli, Burreli (Hasa 57’), Xhyranji.
Trajner: B.Metani
Shënues: Magani 52’, Allmeta 75’
Gjyqtarë: F.Ahmetaj, A.Ametaj, F.Lika (Berat)

E kanë menduar si të fituar takimin me Tiranën, paratërinjtë e Shkumbinit, teksa kanë bërë një hap fals, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, edhe pse peqinasit janë përpjekur të marrin iniciativën. Duke mos dalë dot te goli, Shkumbini pas shumë përpjekjeve arrin të kalojë në avantazh vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Magani qetëson shokët, por kur ndeshjes po i vinte fundit, bardheblutë ndëshkojnë me Allmetën, i cili barazoi rezultatin në minutën e 75-të. Ky gol i befasoi vendësit, të cilët në minutat e mbetura bënë gjithçka për të shënuar, por nuk ia arritën dot ndaj Tiranës.
Fatmir Ahmeti   

Baballëku largon Lushnjën nga fundi
Lushnja – Shkëndija T.    2-0
Lushnja: Kaloshi, Mema, Qose, Çullhaj, Sulo, Shurdhi (Bakiasi 50’), Bilbili, Lila, Gjyla (Shabani 55’), Gjolena, Baballëku (Qole 75’). Trajner: G.Taullau
Shkëndija T.: Osmani, Berberi, Kodra, Zaka, Balla, Caca, Xhixha (Kaziu 65’), Kasimi (Hoxha 63’), Belba (Brahja 50’), Lleshi (Neza 70’), Halili. Trajner: K.Sterjo
Shënues: Baballëku 20’ (11-m), 64’
Gjyqtarë: L.Isufi, A.Rama (Durrës), A.Prifti (Lushnjë)

Më në fund paratërinjtë e Lushnjës kanë shijuar edhe fitoren, pas shumë javësh me rezultate negative. Djemtë e drejtuar nga Gafurr Taullau, dje në ndeshjen e zhvilluar në fushën e Plugut, kishin përballë një kundërshtar të fortë, si Shkëndija e Tiranës. Në minutën e 20-të, vendësit kaluan në avantazh me anë të një 11-metërshi. Pas pengimit në zonë të sulmuesit Baballëku, ky i fundit merr përsipër ta ekzekutojë vetë penalltinë, duke e kthyer në gol. Pjesa e parë mbyllet 1-0, ndërsa më pas loja bëhet rivalizuese. Protagonist është përsëri Baballëku, i cili pas topit të marrë nga Gjyla, realizoi golin e dytë me kokë.
Armand Nezha

Bilishti, tre gola për tri pikë
Bilisht Sport – Sopoti    3-0
Bilisht Sport: Mulla, Sina, Topi, Braholli, Pere, Xhaçi, Metolli, Çuko, Ago (Ibrahimllari 41’), Kambo (Hysi 65’), Pleshti (Avxhi 41’). Trajner: R.Bedulla
Sopoti: Vasku, Bozhiqi, Stafa, Spahiu, Koçi, Çela, Lipo (Menalla 54’), Hoxha, Çoçka, Myzyri, Vobolli. Trajner: L.Brasha
Shënues: Metolli 25’, Çuko 32’, Xhaçi 65’
Gjyqtarë: A.Çela, V.Tola (Pogradec), Th.Gjata (Korçë)
 
Bilisht Sporti ka arritur një fitore të lehtë, dje në fushën sportive të Vishoticës, teksa ka mundur 3-0 Sopotin. Ky triumf i vendësve mund të ishte edhe më i thellë, por janë shpërdoruar shumë raste të pastra për shënim. Serinë e golave e hapi Metolli në minutën e 25-të. Ai ka arritur të driblojë të gjithë mbrojtjen mike dhe i vetëm përballë portierit Vasku, ka shtyrë topin në rrjetë. Tetë minuta para fundit të pjesës së parë, Bilishti dyfishon rezultatin me anë të Çukos, ndërsa miqtë, në të vetmin rast me Myzyrin, nuk kanë mundur të shënojnë. Në pjesën e dytë futbollisti i talentuar, Xhaçi, realizoi edhe golin e tretë. Altin Reli

Shkëputet Laçi, mund rivalët lezhjanë
Laçi – Besëlidhja    2-1
Laçi: Lika, Kola, Kastarti, Bushi (Pepkola 76’), Tuci, Laska, Bardhi, Ndreca, Koliqi, Lleshi, Gjonaj. Trajner: N.Tarazhi
Besëlidhja: Hila, Mekaj (Ujka 50’), Danaj (Vila 66’), Marku, Kthella, Shabi, Liçaj, Markdedaj, Bilbili, Pjetri, Hoxha. 
Trajner: H.Hoxha
Shënues: Kola 72’, Laska 75’\ Ujka 71’
Gjyqtarë: B.Hakrama, A.Nase, F.Mançe (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Lleshi, Laska
Ardi Hasani

     

U-17

Java 21    (12.04.2009)
Lushnja    -    Shkëndija T.    2-0   
Dinamo    -    Teuta            1-1                   
Shkumbini    -    Tirana        1-1       
Vllaznia    -    Flamurtari        3-1       
Elbasani    -    Shkëndija D.    4-0       
Apolonia    -    Partizani        2-3       
Besa    pushim   

Renditja
1. Vllaznia        15    2    2    51-12    47
2. Partizani        12    2    5    33-18    38
3. Shkumbini        10    3    6    24-26    33
4. Elbasani        10    1    9    29-25    31
5. Dinamo            9    4    7    19-23    30
6. Flamurtari        8    4    7    24-21    28
7. Tirana            7    5    7    34-34    26
8. Shkëndija D.        5    5    10    21-29    24
9. Shkëndija T.        6    3    10    22-27    21
10. Teuta            5    5    7    16-21    20
11. Lushnja        6    2    9    22-32    20
12. Apolonia        5    3    11    19-22    18
13. Besa            3    5    10    17-31    14

Java 22    (19.04.2009)
Shkëndija T.    –    Partizani
Teuta    –    Lushnja
Besa    –    Dinamo
Flamurtari    -    Shkumbini
Shkëndija D.    -    Vllaznia
Elbasani    -    Apolonia
Tirana    pushim

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 23    (12.04.2009)
Burreli    -    Turbina    (nuk u zhvillua)   
Laçi    -    Besëlidhja        2-1       

Renditja
1. Laçi        10    3    1    38-17    33
2. Besëlidhja    7    2    3    29-14    23
3. Burreli        5    4    3    17-18    19
4. Kastrioti    5    3    4    19-16    18
5. Turbina        1    0    13    6-27    3

Java 24    (19.04.2009)
Kastrioti – Laçi
Besëlidhja – Burreli

Grupi i Jugut

Java 23    (12.04.2009)
Luftëtari    -    Skrapari    (nuk u zhvillua)       
Bilisht Sport    -    Sopoti    3-0       
Pogradeci    pushim
Skënderbeu    pushim

Renditja
1. Skënderbeu    19    3    1    51-15    60
2. Bilisht S.    14    1    6    41-21    43
3. Pogradeci    10    4    6    37-29    34
4. Luftëtari    8    3    7    27-20    27
5. Skrapari    8    2    9    25-28    26
6. Sopoti        6    2    12    34-39    20
………………………………………………………………………………………………………………
7. Gramozi        7    2    6    22-25    23
8. Naftëtari    2    1    13    9-38    7

Java 24    (19.04.2009)
Bilisht Sport    -    Pogradeci
Skënderbeu    -    Luftëtari
Sopoti    -    Skrapari

Shënim: Gramozi dhe Naftëtari janë përjashtuar nga aktiviteti.

E Marte, 14 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›