E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari - Shkumbini, në finale për historinëPër herë të fundit Flamurtari ka diskutuar një gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në edicionin 1998-1999, kur u eliminua më pas nga Tirana (1-2, 0-2), por dy herë fituesit e Kupës së Shqipërisë sy

Për herë të fundit Flamurtari ka diskutuar një gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në edicionin 1998-1999, kur u eliminua më pas nga Tirana (1-2, 0-2), por dy herë fituesit e Kupës së Shqipërisë synojnë finalen e 11-të historike në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm, kur të mërkurën do të përballet në Vlorë me Shkumbinin në sfidën e parë gjysmëfinale.

Flamurtari arriti për herë të 17-të në katërshen e Kupës pas një serie prej 3 ndeshjes e 330 minuta lojë me Partizanin, por ndaj Shkumbinit vlonjatët janë në alarm mungesash, pasi trajneri Eqerem Memushi nuk do të ketë në dispozicion jo pak, por nëntë lojtarë titullarë. Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika ka vendosur një premio të madhe prej 10 mijë eurosh për kualifikimin në finale.

Shkumbini ka qenë edhe dy herë të tjera në gjysmëfinale (1999-2000, 2006-2007), por tani me formën që gëzon (aktualisht vendi i kartërt në kampionat) synon një objektiv të madh: finalen e parë, e ndoshta dhe trofeun e parë, e rjedhimisht edhe pjesëmarrjen e parë historike në Europë.

Shkumbini eliminoi në mënyrë të befasishme në çerekefinale Besën (1-1, 1-0), skuadër të cilën e mundi edhe në fundjavë për kampionat, falë golit të talentit Erjon Mustafaj. “Dy ndeshjet kundër Flamurtarit janë shumë të rëndësishme. Janë dy sfidat e sezonit për ne, nëpërmjet të cilave synojmë të arrijmë finalen e madhe. Dua të jem unë shënuesi i golit në Vlorë”, - tha për mediat autori i katër golave në kampionat.

EKIPET GJYSMËFINALISTE

FLAMURTARI
Flamurtari merr pjesë për herë të 17-të në gjysmëfinale. Në turin e parë Naftëtarin (6-1, 3-2), në të dytin Bylisin (1-1, 2-1) dhe në të tretin Partizani (1-0, në përballjen teke).
 
SHKUMBINI
Merr pjesë për herë të tretë në gjysmëfinale. Shkumbini në turin e parë eliminoi Gramozin e Ersekës (2-0, 4-0), në turin e dytë Apoloninë (0-0, 2-0) dhe në tretin Besën (1-1, 1-0).

VLLAZNIA
Merr pjesë për herë të tretë 27-të në gjysmëfinale. Vllaznia në turin e parë eliminoi Sopotin (4-0, 4-1, në turin e dytë Teutën (0-1, 3-1) dhe në tretin Dinamon (1-2, 2-0 në tavolinë).

TIRANA
Merr pjesë për herë të 30-të në gjysmëfinale. Në turin e parë eliminoi Tërbunin (1-1, 1-0), në të dytin Lushnjën (4-1, 5-0) dhe në të tretin Elbasanin (0-0, 2-0).

KUPA E SHQIPËRISË

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para
15 prill 2009
Flamurtari-Shkumbini
Vllaznia-Tirana

Ndeshjet e kthimit
29 prill 2009
Shkumbini-Flamurtari
Tirana- Vllaznia

FINALJA
13 maj 2009

E Marte, 14 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›