E Shtunë, 31 Tetor 2026

0-0 Shqiperi amorfe kunder Maqedonise

Ne nje ambient fantastik te stadiumit te Korces ne prani te me shume se 12 mije shikuesve i shitur teresisht me trajnerin Josip Kuzhe ne bankine e me shallin ne qafe nje dhurate e tifozeve kuqezinj ne miqesoren e fituar kunder Malit te Zi me 25 maj Shqiperia zhvilloi nje nga ndeshjet me te dobeta te saj.

Kombetarja reflektoi faktin se pa Lorik Canen ishte e corganizuar ne mbrojtje pa Ervin Skelene amullt ne mesfushe dhe pa Erjon Bogdanin e pafuqishme ne sulm. Kuqezinjte deshmuan se ishin shume te paqarte taktikisht ne pjesen e pare por me te organizuar dhe me me shume deshire ne fraksionin e dyte me hedhjen ne fushe te Elis Bakajt Jahmir Hykes Ledion Memushajt Emiljano Viles Endri Vrapit dhe Ahmed Januzit.

Perfundimisht ne Korce u regjistrua barazimi i dyte i Shqiperise me Maqedonine ne shtate perballje direkte pas atij te fiksuar me 5 janar te vitit 2002 ne Manama dhe i treti ne tete ndeshje miqesore per trajnerit Josip Kuzhe perfshire dhe barazimet me Gjeorgjine 1-1 ne Tirane dhe Estonine 0-0 ne Talin. Barazimi me Maqedonine qe eshte plot 18 vende prapa ne renditjen e FIFA-s ne raport me Shqiperine vendi i 58-te per kuqezinjte vendi i 76-te per Maqedonine.

Kuqezinjte e nisen me vrull lojen e me nje veshtrim te dukshem ofensiv ne drejtim te portes maqedonase se mbrojtur nga Edin Nuredinoski 28-vjecarit qe luan ne Qipro me Etnikos Aknasin e me disa goditje te lira te fituara. Ne minuten e 3-te maqedonasit pretenduan nje penallti pas nje hyrje ne zone te shqiptarit nga Maqedonia Bajram Fetait por gjyqtari turk Gocek nuk e vleresoi te tille momentin.

Hamdi Salihi fitoi ne goditje te lire ne te 6 maqedonasi u ndeshkua me karton te verdhe Duro ekzekutoi nga rreth 30 metra ne te djathte te sulmit tone por Nuredinoski grushtoi duke larguar rrezikun. Kristi Vangjeli leshoi nje silure nga nje distance e larget ne te 14 por Nuredinoski priti ne dy kohe. Nje moment i bukur per Shqiperine. Ne minuten e 21-te Duro ekzekutoi nje goditje kendi por serish pa sjelle ndonje rrezik per kundershtarin.

Minuta e 26-te fiksoi nje traverse per maqedonasit nga nje gjuajte e larget. Maqedonia ishte prane golit ne te 28-te kur Hristian Kirovski goditi me koke por topi kaloi pasqyren e portes. Mesfushori Ansi Agolli realizoi nje goditje tipike te tij nga 25 metra por pa rezultat. Kirovski i Skopjes dhuroi spektakel ne te 34 kur sulmuesi 25-vjecar i rrethuar nga 5 lojtare shqiptare gjuajti rrezikshem drejt portes se mbrojtur nga Ujkani duke shqetesuar madje dhe trajnerin Kuzhe ne bankine.

Portieri shqiptar Ujkani tregoi pervojen e fituar ne Itali kur bllokoi serish nje gjuajtje te sheshte te te zakonshmit Kirovski i cili shume lehte depertoi ne thellesi te mbrojtjes sone. Momenti i fundit me i mire i Shqiperise ishte ai minutes se 45-te kur Muzaka harkoi per Salihin dhe sulmuesi shkodran goditi fuqishem me koke. Pjesa e dyte nisi pa zevendesime per Shqiperine por me Elis Bakajn ne vend te Kristi Vangjelit ne minuten e 55-te. Jahmir Hyka zuin vendin e Gjergji Muzakes ne te 56-n. Me dy fantaziste me shume ne fushe loja pati me shume rrjedhshmeri. S

ulmuesi i Dinamos Elis Bakaj - 7 gola deri tani ne 11 ndeshje ne kampionatin shqiptar - leshoi nje predhe nga rreth 35 metra por Nuredinoski u tregua i vemendshem duke e devijuar topin ne goditje kendi ne minuten e 66-te. Momenti me i bukur i ndeshjes per Shqiperine. Bakaj serish e ngrohu mjedisin kater minuta me nje gjuajtje me koke. Trajneri Kuzhe hodhi ne fushe edhe sulmuesin e ri te Kievos Ledion Memushaj e me pas ne loje dhe Emiljano Vila dhe Endri Vrapi. Ne te 75 Hyka beri disa levizje te bukura ne zonen maqedonase krosoi per Vilen por ky i fundit ne gjuajtjen e tij me koke nuk e gjeti kuadratin.

Ne loje edhe sulmuesi kosovar Ahmed Januzi ne vend te Hamdi Salihit. Momenti i fundit i perket Elis Bakajt 92 me nje gjuajtje perfekte nga rreth 35 metra e qe detyroi portierin zevendesues te Maqedonise Martin Bogatinov te realizonte nje grushtim spektakolar duke e devijuar topin ne goditje kendi duke i mohuar nje gol te sigurt fantazistit te Dinamos dhe publikut te zjarrte korcar ne te pare ndeshje nderkombetare te zhvilluar ne qytetin lindor te Shqiperise.

8 miqesoret me Kuzhene

Shqiperi-Gjeorgji 1-1
Shqiperi-Qipro 6-1
Estoni-Shqiperi 0-0
Shqiperi-Irlande e V. 1-0
Mali i Zi-Shqiperi 0-1
Shqiperi-Andorre 1-0
Shqiperi-Uzbekistan 1-0
Shqiperi-Maqedoni 0-0

Bilanci 8 ndeshje 5 fitore 3 barazime

Miqesoret me Maqedonine

14.05.1994 Tetove
Maqedoni-Shqiperi 5-1
Shenues Altin Rraklli

10.02.1999 Tirane
Shqiperi-Maqedoni 2-0
Shenues Rudi Vata Erjon Bogdani

26.04.2000 Prilep
Maqedoni-Shqiperi 1-0

05.01.2002 Manama
Maqedoni-Shqiperi 0-0

20.08.2003 Prilep
Maqedoni-Shqiperi 3-1
Shenues Ervin Skela

07.02.2007 Shkoder
Shqiperi-Maqedoni 0-1

17.11.2010 Korce
Shqiperi-Maqedoni 0-0

Bilanci 7 ndeshje 1 fitore 2 barazime 4 humbje

Altin Lala mbush 35 vjec

Kapiteni i Shqiperise mesfushori Altin Lala lojtari i dyte me me shume ndeshje me fanellen kuqezeze 72 ndeshje ne me pak se ish-portieri Foto Strakosha 73 mbush te merkuren 35 vjec. Ne diten e ndeshjes me Maqedonine fantazisti Ervin Skela mbushi 34 vjec.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure 17 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›