Incidenti ne Laci-Besa gjobitet Bizhdili

Komisioni i Disiplines ka goditur serish me dore te forte shkeljet e javes se 11-te te Superliges ku me i diskutuari ka qene incidenti ne ndeshjen Laci-Besa.
Presidenti i skuadres se Kavajes eshte shoqeruar ne polici pasi ka goditur gjyqtarin e takimit edhe pse me pas nuk e ka pranuar nje gje te tille por ne baze te relacioneve presidenti i Beses Shpetim Bizhdili per sjellje jo korrekte ndaj zyrtarit te ndeshjes eshte denuar me 8 jave dhe 500 mije leke gjobe.
Edhe vonesa e fillimit te ndeshjes Bylisi-Shkumbini per shkak te disa pretendimeve te drejtueseve te skuadres ballshiote ka sjelle ndeshkimin e kesaj skuadre me 2 ndeshje pa tifoze dhe 300 mije leke gjobe.
Po me dy ndeshje dhe 100 mije leke gjobe eshte denuar edhe zv.trajneri i Bylisit Agim Meta per sjellje jokorrekte me zyrtaret e ndeshjes. E njejta mase eshte marre edhe per zyrtarin tjeter te ketij ekipi Elidon Ferzaj.