1 Maji në bashkinë Maliq, festë dhe koncert tek pylli i fazanëve

Banorët e qytetit të Maliqit kanë zgjedhur pyllin e fazanëve për të festuar ditën e 1 Majit. Ata janë mbledhur me familjarët e tyre për të kaluar momente qetësia dhe për te kaluar një ditë ndryshe me familjarët e tyre.
Për t’i dhënë ngjyra me festive, bashkia e Maliqit ka organizuar një koncert me këngë e valle popullore.
Banorët kanë gatuar në natyrë gatime tradicionale dhe shprehen të kënaqur për natyrën dhe qetësinë që ju fal ky vend.
Është kthyer tashmë një rutine e përvitshme për banorët e qytetit festimi i dhe organizimi ne pyllin e fazanëve.
Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, Dita e Punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
/rtsh/