Avokatja Beqiri: Fëmijët e mitur po përdorin fjalor skandaloz

TikTok është padyshim një nga rrjetet sociale më të përdorura në të gjithë botën. Pas skandalit në rrjetin social TikTok, në të cilën dy të rinj, kanë detyruar një fëmijë që të tregoi pjesët e tij gjentiale, pas një loje me “dënime”, policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej abuzuesve.
Për të folur mbi këtë temë e ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh, avokatja e njohur Nexhi Beqiri u shpreh se vajzat e moshës 12-13 vjeç flasin me fjalë skandaloze. Gjithashtu avokatja Beqiri theksoi se ky fjalor i fëmijëve të mitur i është bërë si diçka shumë normale.
“Po kaloja afër shkollës “Pjetër Budi” bashkë me bashkëshortin tim dhe ishin 2 vajza dhe një djalë të moshës rreth 12-13 vjeç. Fjalori i tyre ishte skandaloz, unë nuk e kam besuar që ajo moshë të thotë fjalë të tilla që nuk kishin të bënin thjesht me një sharje por tregonin marrëdhënien që kishte ajo me një shok të klasës dhe mësuesja nuk e linte të dilte nga ora e mësimit se mund të ndodhte diçka.
Kur një vajzë 12 vjeçe arrin që ti thotë lirshëm me zë të lartë sa e dëgjonim dhe ne që kalonim rrugës. Kjo gjë është bërë normale”, u shpreh avokatja Beqiri.
/rtsh.al/