E Martë, 3 Nëntor 2026

1 Qershori – Kryebashkiaku Veliaj: Fëmijët janë frymëzimi që ne të punojmë më shumë

1 qershori është dita e dedikuar fëmijëve, ku përtej buzëqeshjeve dhe lumturisë së tyre është dhe një ditë ndërgjegjësimi për krijimin e një të ardhme të sigurt për to.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një video ku uron fëmijët për 1 Qershorin. Veliaj shkruan se fëmijët janë frymëzimi për të punuar gjithmonë e më shumë.

“Gëzuar 1 Qershorin fëmijë! Ju jeni frymëzimi që ne të punojmë gjithmonë më shumë për të siguruar një të ardhme plot dashuri dhe mundësi”, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›