Ngjala e Divjakës “Mbretëresha e Karavastasë“ që po tërheq turistë të shumtë

Ngjala është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Shqipërisë. Veçanërisht ngjala e Lagunës së Karavastasë shtë më e kërkuara për shijen e veçantë të saj.
Gatimet tradicionale me popullore jane ato të zgarës ose në tavë me oriz. Kërkesat janë gjithnjë në rritje dhe tashmë edhe turistët vizitojnë
Divjakën për të provuar pjatat me ngjala.
Procesi i pjekjes se ngjalave në zgarë zgjat 10 ose 15 minuta, ndaj porosite më të shumta janë për këtë lloj gatimi.
Por pastrimi i ngjalave është procesi më i vështirë. Kripa ose hiri i drurit përdoret për të zhveshur lekurën e fortë të ngjalës.
Në traditen myzeqare janë organizuar festa kushtuar kësaj specie. Madje kjo treve e Shqipërisë jugore, kërcen të famshmen “Vallen e Ngjalës”, e
cila krijon atmosferë të ngrohtë në gezimet familjare.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
rtsh.al /