E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori në Toptani, bën bashkë të vegjël e të rritur

Tre gjëra të bëjnë të besosh në parajsë. Kështu do të shprehej shekuj më parë poeti Italian Dante Aligeri dhe mes tyre, ai do të veçonte fëmijët; siluetën e tyre të brishtë dhe buzëqeshjen e çiltër. E pamundur të mos ndash të njëjtin mendim, apo jo? Në fund të fundit, janë të vegjëlit që na afrojnë më pranë vetes, më pranë së mirës. Dhe është kjo arsyeja përse 1 Qershori nuk është vetëm dita e tyre, por edhe e të rriturve.

Në Toptani, kjo festë merr të tjera përmasa dhe festohet si askund tjetër. Dëshira e vogëlushëve për t’u argëtuar e përkëdhelur pafundësisht, nuk mbetet veçse dëshirë; ata luajnë, socializohen dhe bëjnë lehtësisht miq.

Toptani mendon për çdo detaj, edhe atë më të voglin. Me aktivitete të shumta Toptani tashmë e ka kthyer në traditë mirëpritjen e çamarrokëve, por pa harruar në asnjë çast prindërit.

1 Qershori është padyshim një spektakël shumëngjyrësh në këtë qendër tregtare; do të kërcehen zhanre të ndryshme muzikore, do të këndohen njëzëri këngët më të pëlqyera të momentit, por ka edhe kavaleta që pritet të marrin jetë nga duart e shkathëta të vogëlushëve. Gjithashtu do të zhvillohet një pasarelë, po me ta, dedikuar dashurisë së tyre ndaj kafshëve.

Prisni, Toptani nuk ndalet këtu!

Bëmat e Lepurit & Breshkës dhe të Luanit & Miut, do të interpretohen mjeshtërisht me dëshirën e mirë që këta fëmijë të mësojnë për botën e madhe, atë të panjohurën, pikërisht përmes fantazisë dhe imagjinatës së shkrirë në dialogje e histori.

Toptani, stacion i padiskutueshëm për lumturinë e të gjitha familjeve!

Eja, rrëmbeji të qeshura të njëpasnjëshme të voglit/ të voglës tënde! Dhe mos mendo se për ty nuk kemi menduar. Ka ulje fantastike për çdo veshje apo produkt që ke ëndërruar deri më tani.

Nxito!

Më i shkathëti, më i shpejti për n’Stacionin Qendror.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›