1 miliardë gra, viktima të dhunës gjinore

Artikulli i revistës e përshkruan shtypjen ndaj grave dhe vajzave si një padrejtësi të madhe që kryhet fshehtas, sistematikisht dhe ngado.
Janice Du Mont është bashkë-autore e artikullit.
“Ne kemi dokumentuar problemin e dhunës kundër grave dhe abuzime të tjera dhe mungesën e vëmendjes ndaj grave, për sa i përket nevojave gjatë lindjes etj. Ka shumë programe, fushata, politika, ligje, konventa dhe marrëveshje me synimin për ta eliminuar këtë dukuri. Ka pasur përparim, por ky problem vazhdon të jetë një epidemi globale – shtypja e grave dhe vajzave”, theksoi Du Mont.
Në artikull thuhet se dhuna, komplikacionet e mënjanueshme në shtatzëni dhe lindje janë shkelje të të drejtave dhe lirive njerëzore bazë.
Profesoresha Du Mont thotë se gratë në mbarë botën vazhdojnë të përballen me mjaft rreziqe.