E Diel, 1 Nëntor 2026

Varroset Kim Jong Il, Koreja e Veriut kaplohet nga histeria

Dhjetëra mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit liderit veri-korea, Kim Jong Il. Televizioni shtetëror transmetoi pamjet në të cilat shiheshin dhjetëra mijëra njerëz duke qëndruar në dëborë, në kohën kur makina me arkivolin e Kim po kalonte rrugëve të kryeqytetit Phenian. Ushtarë të panumërt qëndronin përgjatë rrugës.

Djali i Kim-it dhe pasuesi i tij, Kim Jong Un, ndodhej në krye të kortezhit të përmortshëm. Sipas të dhënave të medieve veri-koreane, Kim Jong Il vdiq më 17 dhjetor, në moshë 69 vjeçare. Ai e sundoi vendin me grusht të hekurt.

Televizioni i Koresë Veriore ka shfaqur pamjet e mijëra njerëzve, që përkuleshin të përlotur në borë dhe radhë ushtarësh, ndërsa makina e varrimit që barte Kimin kaloi në sheshin qendror të Phenianit.

Korea Veriore ka dhënë pak detaje për funeralin shtetëror, në të cilin nuk është ftuar asnjë delegacion i huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›