1 miliarde shikues te ceremonise
1 miliarde njerez. Eshte kjo shifra qe mendohet te kete ndjekur ceremonine ne nderim te Majkell Xheksen nga televizioni, interneti apo ekranet gjigande te instaluar ne mbare boten. Si ne Harlem, lagjen tradicionalisht te banuar nga njerezit me ngjyre te Nju Jorkut. Ketu mijera njerez jane rritur me Majkell dhe me familjen Xheksen, ne Berlin ceremonia eshte ndjekur ne ambjent te mbyllur ndersa te pranishmit kane lene mesazh ne nje liber te vene ne dispozicion enkas per ta. Ne Milano adhuruesit e tij kane ndjekur ceremonine nga nje ekran gjigand te vendosur ne sheshin D’Uomo. Edhe Moska ka perkujtuar mbretin e popit pikerisht ne diten kur i pranishem ishte edhe nje tjeter mik i shquar me ngjyre presidenti Barak Obama, Ndersa ne Hong Kong ceremonia e lamtumires per Xhakon ishte organizuar nga nje klub fansash qe performuan pjese nga repertori i tij.