1 milion bluza gjermane të shitura
Më shumë se 1 milion bluza të “Balak e kompani” janë shitur në Gjermani me rastin e Kampionatit Euuropian. Një sukses të madh ka pasur edhe shitja e topit të Euro 208, “Europass”: 6 milionë ekzemlarë. Shifrat janë dhënë nga “Adidas” gjatë një konference për shtyp, teksa fitimet e kompanisë gjermane në fushën e futbollit janë 50 për qind më shumë se në Euro 2004.
Shitjet e produkteve “Adidas” për vitin 2008 priten të jenë 50 për qind më të larta në raport me katër vite më parë, kur i zhvillua edhe kampionati i fundit, ai Euro 2004. Herbert Hainer, shefi ekzekutiv i kompanisë së dytë më të madhe në botë për produktet sportive, pas amerikanes “Nike”, është që sigurojë një xhiro vjetore prej 1.2 miliardë euro. Shitjet e produkteve “Adidas” janë 10 për qind më të lartë në Euro 2008 s, duke u krahasuar me Kupën e Botës 2006, e mbajtur në Gjermani.
Kompania gjermane parashikon që shitjet në vitin 2008 të jenë të paktën 15 për qind me shumë se në vitin 2007. “Adidas” është sponsori zyrtari i Euro 2008 dhe i veshjeve të Gjermanisë, Francës, Spanjës, Rumanisë e Greqisë, si dhe 100 lojtarëve të njohur.
Krimineli nazist, tifoz në Euro 2008
Një kriminel nazist lufte i kërkuar ndërkombëtarisht është parë duke ndjekur ekipin e tij në finalet e Euro 2008 në Austri. Asner është në kërkim nga Interpoli për gjenocid krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit në kohën kur ai shërbente si shef i policisë në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi qeverisej nga regjimi kukull nazist. 95-vjeçari Asner, i cili jeton i qetë në Klagengurt, Austri, u pa duke shëtitur e pirë verë me gruan e tij Edeltrat e duke u shoqëruar me fansa kroatë përpara ndeshjes Gjermani-Kroaci. Asner është numri katër në listën e më të kërkuarve në gjuetinë kundër nazistëve dhe Kroacia ka kërkuar ekstradimin e tij.
Aktoret porno: Austri – Gjermani 10 -5
Sido që të shkojë fati i takimit Gjermani-Austri në për një vend në çerekfinalet e Euro 2008, ndeshja midis modeleve toples të dy vendeve u fitua nga Austria që mundi Gjermaninë 10-5. Aktoret porno nuk kishin veshur thuajse asgjë, përveç disa tangave, duke pikturuar me ngjyrat e kombeve të tyre lëkurën lakuriqe. Futbolli i tyre edhe pse jo cilësor, solli entuziazëm në turmën mashkullore që i ndoqi.
Striptizëm para ndeshjes Rumani-Holandë
Striptizëm live. Këtë do të realizojë Natasha 20-vjeçare direkt në televizionin e famshëm muzikor Mtv, në versionin rumun. Ashtu si italiania Santareli, që pohoi po fitoi Italia me Holandën do të zhvishej (Itali humbi 4-1), rumunia bionde ka bërë të ditur se do lakuriqësohet 15 minuta përpara fillimit të ndeshjes Rumani-Holandës, ku varet edhe e ardhmja e formacionit të Viktor Picurkës e Adrian Mutu.
Vija, djali i qymyrxhiut “Mbreti i golit”
Kur skuadra spanjolle për Euro 2008 u bë publike, e gjithë zhurma e medias në Madrid u bë rreth mungesës së “El siete de Espana”, Raulit. Trajneri Luis Aragones, nga ana e tij, tha se i vinte keq që po linte jashtë ish-kapitenin dhe golashënuesin më të mirë të gjitha kohërave. Por David Vija, me tre golat e tij kundër Rusisë e golit vendimtar kundër Suedisë, dëshmoi se ishte një pasues i denjë i numrit shtatë. Këngët e fansave në Spanjë që bënin thirrje për një rikthim të Raulit janë zbehur dhe janë zëvendësuar nga koret “Villa meravilla” (Vija mrekullia).
I lindur në qytetin asturian Tuija, “El Guaje” (djali në gjuhën asturiane) është djali i një minatori qymuri, por në vend të ndiqte traditën familjare dhe të gërmonte në galeri ai vendosi të provonte fatin në futboll. Spanja duhet ta falënderojë yllin e saj, pasi Vija është bërë sinonim i fuqisë iberike me kombëtaren spanjolle. Goli i tij me Suedinë është i 18-ti në 33 ndeshje, me një mesatare më të mirë shënimi sesa Fernando Torres apo Raul, i cili realizoi 44 gola në 102 ndeshje me Spanjën. I shpejtë, plot aftësi dhe me një goditje therëse, Vija i ka të gjitha karakteristikat e një sulmuesi të madh. Edhe është në garë me emra të tillë si Torres, Lukas Podolski, Luka Toni, Rud van Nistelroi, Vila i ka të gjitha mundësitë të fitojë “këpucën e artë” të Euro 2008.
Behrami, fituesi i madh i Zvicrës
“Valon Behrami është fituesi i madh i ekipit zviceran në Euro 2008”. Pëfundimi është i Radios Zvicerane DRS, që i ka kushtuar një analizë të plotë të 18 lojtarëve të hedhur në fushë në 3 takimet nga trajneri Kobi Kuhn. Analiza është parë edhe në fokusin e së ardhmes, ku Zvicra për eliminatoret e Kupës së Botës 2010 do të drejtohet nga gjermani Otmar Hitcfeld. “Valon Behrami: Fituesi i madh i Europianit. Befasues nga ana teknike dhe luftarake, rezultate të larta në të gjitha ndeshjet. Shumë qartë, lojtari më i mirë zviceran në turne. Perspektiva: Behrami duket se do të jetë përfundimisht në Kombëtare”, - shkruhej në faqen zvicerane.
Ceh: “Dërgova ekipin në shtëpi”
Ai mund të jetë një nga portierët më të mirë në botë, por Peter Çeh ishte dështuesi i madh në kolapsin e Çekisë kundër Turqisë, çka i kushtoi ekipit të tij edhe largimin nga Euro 2008.
Portieri i Çelsit pranoi se kishte kaluar një nga netët më të vështira të jetës së tij pas paraqitjes së tij të varfër kundër formacioni të Fatih Terimit. “Unë mendoj se ajo që më ndodhi këtu është pjesë e gjithë sezonit tim”, - tha 26-vjeçari. “Sa herë që kthehem në formë, do të dëmtoj veten; sa herë që ne kemi mundësi të shkojmë në finale,ne humbasim. Është e njëjta ndjenjë që unë kam pasur pas finales së Ligës së Kampioneve, por tani është më e rëndë, pasi unë e di që gabimi që bëra në golin e dytë e dërgoi ekipin në shtëpi”.
17 Qershor 2008