E Diel, 1 Nëntor 2026

1 milion euro per fishekzjarre

Partia Socialiste denoncoi një tjetër shpenzim të cilësuar si  abuziv të Ministrisë së Integrimit që lidhet me paratë e shpenzuara për festimet me rastin e liberalizimit të vizave.

Deputeti Eduard Shalsi tha se padikutim shqiptarët e meritonin të festonin këtë ngjarje historike, por shpenzimet janë marramëndëse, në një kohë kur Shqipëria, siç theksoi Shalsi, është zhytur në një krizë të rëndë ekonomike.

“Ndersa shqiptarët i ka zhytur ne mizerje ekonomike Sali Berisha flet per mrekulli ekonomike dhe shpenzon pa kurrëfarë droje para publike pa pyetur aspak për nevojat e shqiptarëve. Vetëm për dy-tre ditë, Sali Berisha dhe Qeveria e tij ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. I mbani ato tabelat nëpër semaforët e Tiranës që tregonin kryeqytetet e Europës? Po fishekzjarret, po atë aengun e madh në sheshin ‘Nënë Tereza’? Pikërisht për to ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. Sic e tregon edhe dokumenti ku për organizimin e eventit janë shpenzuar 92 milionë lekë të reja”, tha Shalsi.

Per keto menyra te papergjegjshme te te shpenzuarit te parave publike u shpreh deputeti Shalsi, kjo Qeveri dhe Sali Berisha meritojne dhe duhet te marrin dy leksione: nje nga populli me vote dhe nje nga drejtesia.

“Duhet të festonin shqiptarët liberalizimin e vizave? Natyrisht që po, shqiptarët e meritonin, po kurrësesi në shifra të tilla marramendëse. Në një kohë kur Sali Berisha thotë se nuk kam para për të dëmshpërblyer të përmbyturit e Shkodrës, kur thotë se nuk ka para për të kompensuar pronarët e tokës, kur u pret fondet të verbërve, tetra dhe paraplegjikëve, kur nuk u jep para ish-të përndjekurve thotë dhe shpenzon miliona euro”, tha Shalsi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›