1 muaj paraburgim për Sasha Stamenkoviq

Gjykata Themelore në Gjilan pasi ka mbajtur seancën dëgjimore në rastin e Sasha Stamenkoviqit (1974) nga Leskoci i Serbisë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Hasan Sadiku tha për rajonipress se Sasha Stamenkoviqit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.”Ne e kemi dëgjuar Stamenkoviqin, por edhe provat e prokurorisë dhe ekziston dyshimi i bazuar se Stamenkoviq ka kryer veprën penale” tha Sadiku.
Ndryshe, Sasha Stamenkoviq u arrestua të mërkurën nga policia në pikën kufitare “Dheu i Bardh”pasi që i njëjti në prezantim të dokumenteve i ka ofruar policit mito 10 euro./Indeksonline/