E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri:Nuk imponohemi nga qëndrimet e askujt

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhen bashkë dhe të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

LDK-ja ende nuk ka çëndrim për këtë çeshtje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se, fillimisht duhet të shihet marrëveshja dhe zbatimi i planit e pastaj të ndërmerren hapa.

“LDK-ja nuk ndikohet nga qëndrimet e askujt. Ne qëndrimet tona i mbështetesim në argumente. Me kohë do ta themi qëndrmin tonë”, ka thënë Beqiri për Indeksonline, duke komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për unitet rreth mos ratifikimit të marrëveshjes. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›