1 në 10 të dënuar probleme mendore pas izolimit në qeli

1 në 10 të dënuar ka pësuar probleme mendore pas izolimit në qeli. Ose e thënë qartë, 400 të burgosur vuajnë nga problemet mendore si pasojë e depresionit që sjell qëndrimi brënda 4 mureve të ftohta të burgut.
Studimi është kryer përgjatë periudhës prill/nëntor 2011 nga instituti europian, ku shkaqet që kanë çuar në shtimin e të sëmurve nga shëndeti mendor është qëndrimi i izoluar dhe dhuna e ushtuar tek këta individë. Rasti më i keq është se këta të sëmurë nuk kanë ende një qendër të specilizuar ku mund të trajtohen.
Ministri i drejtësisë Eduart Halimi thotë se duhen përshpejtuar proceduarat për një trajtim më të specializuar të burgosurve që preken nga sëmundjet e shëndetit mendor, sepse ka pasur mjaft raste kur në kazunën e një shëndetit mendor të përkeqësuar, të burgosurit kanë lënë qelinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë po përgatit një draft të veçantë për kujdesin e shëndetit mendor në vendet e vuajtjes së dënimit. Ky projekligj kërkon trajtimin e të sëmureve në burgje në nivel të barabartë si gjithë të tjerët.