E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

1 qershori, Dita e Fëmijëve! Politika uron: Janë e ardhmja jonë

1 qershori është dita e dedikuar fëmijëve, ku përtej buzëqeshjeve dhe lumturisë së tyre është dhe një ditë ndërgjegjësimi për krijimin e një të ardhme të sigurt për to.

Urimet në këtë ditë nuk kanë munguar as nga politika, ku kanë ndarë foto dhe momente të gëzuara për to.

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar vogëlushët.

 “Gëzuar 1 Qershorin fëmijë të dashur”, ishte urimi i tyre ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve duke publikuar një video duke luajtur me të birin.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, të vegjël e të mëdhenj”, shkruan Veliaj.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar fëmijët duke theksuar se Shqipëria duhet të jetë një vend i sigurt për të ardhmen e tyre.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë. Ne duam një Shqipëri të mundësive për ta, të sigurt dhe të bekuar për të ardhmen e tyre”, shkruan Meta.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehet se ligjet më të mira për fëmijët janë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, si nënë, mësuese, deputete dhe Kryetare e Kuvendit, përshëndes të gjithë fëmijët shqiptarë. 1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindër, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet. 

Për t’u dhënë fëmijëve dashuri e mbështetje të pakufishme e të pakushtëzuar, mirëqenie e mbrojtje të garantuar, arsimim cilësor, t’i mësojmë të dallojnë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja. Ligjet më të mira për fëmijët janë e do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›