E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 ton droge ne shtepine-laborator

DURRES - Policia e Durresit zbuloi dje nje banese laborator ku dyshohet se perzihej heroina dhe kokaina. Ne banese u sekuestruan rreth 1 ton perzieres lende narkotike. Dy persona u vune ne pranga, njeri prej se cileve pronari i baneses, 34-vjecari Ilir Xhaferi, si edhe 33-vjecari Granit Shoshi, pasi u gjeten bashke ne laborator. Punishtja ne fjale ndodhej ne lagjen nr. 13 te Durresit, ne afersi te ures se Dajlanit, ne nje ndertese dykateshe, kati i pare i se ciles sherbente si banese. Efektivat policore thane se ne katin e pare te shtepise, ne pjesen e brendshme te saj u gjet nje stive e larte me thase te mbushur me material ne forme pluhuri, i cili mendohet se eshte perzieres ne prodhimin e drogave te forta, te tipit heroine dhe kokaine. Nga llogaritja parapake, mendohet se sasia e perberesve te jete rreth 1 ton. Policia sekuestroi sasine e perzieresve qe u gjeten ne banesen e Xhaferrit, nderkohe qe behet e ditur se eshte gjetur edhe ne arme zjarri, e tipit pistolete, qe mbahej pa leje nga Xhaferi. Uniformat blu te Durresit jane duke hetuar per kohen kur ka filluar aktiviteti i laboratorit, i cili per cudi gjendet fare prane hekurudhes, pikerisht ne nje vend ku kalojne qindra njerez cdo dite. A. K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›