1 vit në Mars, NASA kërkon katër vullnetarë që mund të jetojnë në ambjent marsian

NASA po kërkon aplikantë për të kaluar një vit të tërë duke pretenduar se jetojnë në planetin Mars. Sipas medieve të huaja ‘sipërfaqja’ marsiane prej rreth 157 metra katrorë është e vendosur brenda Qendrës Hapësinore Johnson në Houston, Teksas, SHBA. Agjencia amerikane po planifikon tre eksperimente të tilla, me të parin që pritet të fillojë vjeshtën e ardhshme. Vullnetarët e paguar do të marrin pjesë në një mision të simuluar të eksplorimit marsian, i kompletuar me shëtitje sikurse në hapësirë. Sipas misionit, ata do të kenë vetëm kontakte të kufizuara me familjet dhe miqtë e tyre dhe duhet të mësojnë të përballen me burimet e kufizuara si dhe me dështimet e pajisjeve. Lajmi vjen derisa agjencia hapësinore shton planet e saj për të vendosur përfundimisht një stacion në Hënë dhe për të dërguar njerëz në planetin Mars, si pjesë e programit të saj Artemis. Aplikantët do të duhet të kenë një diplomë master në inxhinieri, matematikë ose shkenca kompjuterike, dhe të kenë të paktën dy vjet përvojë si pilot.Agjencia gjithashtu ka specifikuar se vetëm qytetarët amerikanë ose banorët e përhershëm janë të kualifikuar për eksperimentin.