E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

10 Downing Street/ Nis gara për të zgjedhur pasuesin e kryeministres Truss

Aleatët e ish-udhëheqësit, Boris Johnson, e kanë shtyrë këtë të fundit që të rikthehet. Rishi Sunak, i cili humbi përballë Truss muajin e kaluar, gjithashtu ka mbështetës, megjithëse asnjëri nuk ka konfirmuar synimin për ta kandiduar. Sekretari i Drejtësisë Brandon Lewis, gjithashtu është inkurajuar të qëndrojë në garë. Emra të tjerë që po reklamohen, megjithëse nuk janë konfirmuar ende, përfshijnë Sekretarin e Mbrojtjes Ben Wallace, Sekretarin e Tregtisë Ndërkombëtare, Kemi Badenoch, Sekretarin e Jashtëm, James Cleverly, si dhe ish-Sekretaren e Brendëshme, Suella Braverman.

Ndërsa disa nga mbështetësit e tij bëjnë thirrje për kthimin e Boris Johnson në numrin 10, ish-kryeministri po shijon pushimet në Karaibe. Ai do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë, raporton Reuters, por deri më tani nuk ka asnjë fjalë zyrtare nëse ai do të kandidojë për të zëvendësuar, Liz Truss.

Gara e lidershipit është qartësisht e orientuar drejt ngushtimit të kohës së fushatës, sa më shpejt që të jetë e mundur. Me një prag prej 100 nominimesh, maksimumi tre kandidatë mund të kandidojnë.

Gjithashtu, duket se rregullat janë hartuar me shpresën që deputetët të zgjedhin një fitues pa pasur nevojë për një votim përfundimtar midis anëtarëve të partisë.

Edhe nëse mbeten dy kandidatë për të shkuar “kokë më kokë”, midis anëtarëve do të ketë një “votim tregues” midis deputetëve, kështu që konservatorët bazë nuk do të kenë asnjë dyshim për liderin e preferuar të partisë. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›