E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Escobar takon Vuçiç: Dialogu Beograd-Prishtinë do vazhdojë në mënyrë dinamike

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë kryefjala e diskutimit mes takimit mes të dërguarit të posaçëm të BE për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Escobar ka deklaruar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të gjitha çështjet e hapura dhe normalizimi i marrëdhënieve do të vazhdojë në mënyrë dinamike dhe konstruktive.

Nga ana e tij, Vuçiç theksoi edhe një herë përkushtimin e plotë të Serbisë për vazhdimin e procesit të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel deri më tani dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Më herët, Escobar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës shtyrjen me 10 muaj të vendimit për zbatimin e marrëveshjes për targat. Sipas Escobar përgjigja ndaj një propozimi të tillë ishte pozitive.

“Do të doja që kjo të ndodhte. Kjo nuk është kërkesë vetëm e SHBA-së. Dhe kjo sepse ne jemi vendet që mbështesim më së shumti Kosovën”, ka theksuar Escobar .

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›