10 deve për atë që jep informacion për kapjen e Obamës
Share
Një nga drejtuesit e lëvizjes terroriste Al Shabab, e lidhur me Al Kaedan, ka vënë një çmim për ata që ofrojnë informacion që do çojë në kapjen e presidentit amerikan, Barak Obama dhe Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.
Fuad Mohamed Khalaf tha se ofron 10 deve për atë që jep informacion për kapjen e Obamës dhe 20 pula për kapjen e Hillari Klintonit.
CNN raporton se Khalaf ka thënë: Kushdo që sjell informacion për vendndodhjen e një të pafeu si Obama dhe për zonjën e Bill Klinton, me emrin Hillari Klinton, do i jap shpërblim. Kushdo që ndihmon muxhahidinët për vendndodhjen e Obamës do marrë 10 deve, kurse për Klintonin do marrë 10 pula dhe 10 gjela.
Kurse SHBA ka vënë një çmim prej 5 milion dollarë për kapjen e Khalaf.