E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri britanik harron vajzën në pub

Share

Kryeministri britanik, David Cameron dhe gruaja e tij, Samantha, e lanë vajzën e tyre tetëvjeçare, Nancy, në një pub, pasi hëngrën drekën e së dielës.

Sipas BBC, vajza kaloi 15 minuta në Plough Inn përpara se Cameron të kthehej dhe ta merrte.

Qeveria bëri me dije se çifti ishte i shqetësuar kur e kuptoi se Nancy nuk ishte me ta.

Ngjarja ndodhi para disa muajsh.

Fatmirësisht, kur kryeministri telefonoi në pub, ajo ishte atje e sigurt dhe mirë, thuhet në një njoftim të qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›