10 femrat më seksi të Seria A (FOTO)
Revista italiane Le diecci ka stiluar listën e dhjetë wags më seksi të Seria A. Në këtë renditje hyn për herë të parë edhe Fanny Neguesha, që merr direkt vendin e dytë, por vendi i parë ështe gjithnjë i saj: Melissa Satta.
1. MELISSA SATTA
Pas Christian Vierit, tani është e dashura e Kevin Prince Boateng! Melissa Satta është padyshim një ndër wags më seksuale të Serie A, dhe në absolut më seksi.
2. FANNY NEGUESHA
Njihet më shumë me mbiemrin Balotelli, edhe pse është akoma vetëm e fejuara e Supermarios. Mjaftuan vetëm pak prezenca të saj në San Siro për të bërë që të gjithë tifozët të binin në dashuri me modelen seksi.
10. CRISTINA DE PIN
E dashura historike e mesfushorit të Milan dhe kombëtares italiane Riccardo Montolivo ka qenë përfshirë edhe nga një reviste angleze si një ndër wags më seksi në botë. Besnike e të gjitha transfertave të kombëtares italiane është sigurisht një ndër më të bukurat në tribunë, e tifozët më shumë shikojnë atë se sa ndeshjen!
3. ILARY BLASI
Në krah të kapitenit të Romës prej dhjetë vitesh tashmë, Ilary Blasi është një ndër prezantueset televizive më seksi dhe më të dashura nga të gjithë italianët.
4. FEDERICA NARGI
Ish velina ka hyrë në zemrën e shumë telespektatorëve. Prej katër vitesh Federica Nargi është e dashura e sulmuesit bardhezi Alessandro Matri, që kohët e fundit ka pasur një ngjitje në karrierë duke luajtur tek Juventus.
5. ALENA SEREDOVA
E bukur, seksi, gjithnjë e buzëqeshur, simpatike, nga vitit 2011 modelja çeke është e martuar me Gianluigi Buffon. Martesë që erdhi pas një bashkëjetese të gjatë. Nuk po flasim më tepër për bukurin e Seredovës, por mjafton të themi që para martesës me portierin e Juves për të çmendej edhe seks simbol si George Clooney.
6. ELEONORA ABBAGNATO
Eleonora Abbagnato është gruaja e bukur e Federico Balzaretti. Abbagnato është femra simbol e Italisë në botë. Abbagnato është ylli i Operas Garnier në Paris.
7. CAROLINA MARCIALIS
Carolina Marcialis është gruaja që e solli në binarët e duhur Antonio Cassano. Cassanate-t e famshme nuk do të harrohen, por talenti i Barit është bërë një baba i lumtur me dy fëmijë. Pas eksperiencave me dy milanezet dhe pas frikës nga zemra, Cassano tani kërkon të rifitojë kombëtaren duke rinisur nga Parma.
8. SARAH FELBERBAUM
Sarah Felberbaum është e dashura e mesfushorit të Romës Daniele De Rossi. Sarah është një aktore e talentuar që ka disa vite në krahu të De Rossit, por gjithnjë ka ruajtur privacinë. E nëse De Rossi sipas zërave të merkatos do të largohet nga Roma, atëherë Seria A do të humbiste edhe një Wags më të bukura…
9. MICHELA QUATTROCIOCCHE
Michela Quattrociocche është gruaja e bukur e mesfushorit të Fiorentinës Alberto Aquilani. Çifti u martua së bashku verën e kaluar dhe kanë edhe një vajzë.









