E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ përmbys zgjedhjet, vendos për hapjen e kutive në Lezhë e Shkodër

KQZ: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën, PS: Do mbani përgjegjësi penale

kqzKur pritej që odiseja zgjedhore në Shqipëri të merrte fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me një vendim suprizë ka vendosur përmbys gjithçka dhe të rinumërojë votat në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Vendimi është marrë me 4 vota pro nga anëtarët e KQZ-së ndërsa ky vendim është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e majtë në komisionin që administron zgjedhjet.
Vendimi
Anëtari i KQZ, Klement Zguri kërkoi të hapen kutitë e votimit për verifikim në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi sipas tij duhet të bëhet transparencë e plotë për këtë qark. Situata pas hapjes së kutive për Lezhën ishte dramatike, kishte një disbalancim të procesverbaleve me numrin e votuesve dhe kjo tregon se sistemi i numërimit të votave nuk ka funksionuar, theksoi Zguri. Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Partisë Republikane për hapjen e të gjitha kutive të qarkut të Shkodrës. Përfaqësuesi ligjor i PR-së, Arian Madhi, pretendoi se procesi në këtë qark është manipuluar dhe për këtë ai kërkoi rinumërim të votave në këtë zonë zgjedhore. Falsifikime të dukshme. Në 18% të QV kemi konstatuar parregullsi. Të ndërhyhet për të siguruar integritetin e procesit. Korrigjime në shpërndarjen e votave. Procesi i Shkodrës, dukshëm i manipuluar, u shpreh Madhi.
PS: Do mbani përgjegjësi
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Gjonçaj e ka cilësuar këtë vendim një turp për të cilin vendimmarrësit do të mbajnë përgjegjësi penale. Ai akuzoi KQZ-në se po përdoret politikisht dhe po tenton të përsërisë situatën e krijuar në vitin 2011, në zgjedhjet lokale. Në 2011 kjo KQZ ndryshoi në tavolinë mandatin e bashkisë së Tiranës, mes këtyre procedurave, kjo procedurë përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit dhe përfundimit të procesit mes procedurave pranë kolegjit bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në qark, kemi dyshime serioze se procesi përsërit atë të 2011 pra të deformimit të votës brenda kutive të mbyllura. Ne nuk kemi frikë nga procesi i rinumërimit, nuk administrojmë asnjë rast përveç atyre qendrave në 10 kuti që ne i denoncuam. Ajo që po ndodh, është që komisioni po fut duart në kutitë e votimit qe janë jashtë administrimit të partive politike, tha Gjonçaj duke shtuar se vendimi i KQZ-ë është i paligjshëm dhe Partia Socialiste do ta kundërshtojë atë në Kolegj. Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë ankimin e PS-së, e cila kërkoi që listat e Qarkut Lezhë, ti nënshtrohen verifikimit të sistemit TIMS. PS ka kërkuar që KQZ ti drejtohet Ministrisë së Brendshme për ata që i konsideron si votues fiktivë në Lezhë, pasi sipas tyre rezulton se disa nga zgjedhësit nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e votimit, por rezultojnë pjesëmarrës në proces. Ndërkaq, KQZ refuzoi kërkesën tjetër të PS, për verifikimin e firmave të votuesve në 6 qendra në qarkun e Lezhës.

Debati i anëtarëve të KQZ me përfaqësuesin e PS, Genc Gjonçaj

Genc Gjonçaj: Ju po përdoreni si kamikazë, por një gjë të jetë e qartë, ju nuk shmangeni dot nga përgjegjësia. Integriteti i kutive është përgjegjësi e KQZ-së. kutitë janë dorëzuar pa asnjë shënim apo problem. Gjithçka që ka ndodhur me ato kuti është përgjegjësi e juaja. Nuk flas për transportin, por që nga moment kur ato janë dorëzuar tek ju.
 
Komisioneri Zguri: Po vendosen paralele për standarde të dyfishta. Po në 2009-ën nuk kishim asnjë fakt asnjë provë, kurse tani pamë që ishte shumë publike, shumë transparente dhe u gjetën manipulime të rezultatit të zgjedhjeve. Kishte fakte dhe argumente që çuan në këtë vendim.
 
Përfaqësuesi i LSI-së, Muho: Mos ngulmo kot Zguri, se ne paraqitëm edhe kërkesën ankimore për Kukësin dhe ju nuk e morët parasysh. Por ti do ta shpërblesh PD-në për mënyrën si ke ardhur këtu dhe e di shumë mirë sesi ke ardhur.
 
Komisioneri Osmanaj: Kutitë e votimit janë të sigurtë, por unë mendoj që të marrim gjysmën, 120 kuti, sepse për dy ditë e gjysëm ne i përfundojmë.
 
Komisioneri Gjonçaj: O Hysen, ju jeni masha zgjatuese të pushtetit, sepse kur kërkuam ne hetim në 2009-ën, atëherë ju kërkuat fakte e grupfakte, kompleksfakte…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›