E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 futbollistët më të pasur në botë

David Beckham është futbollisti më i mirë në botë. Sipas një publikimi të ri, Beckham kryeson listën e top 10 futbollistëve më të pasur në botë me 175 milion funta.

Lionel Messi është i dyti në këtë listë me 115.5 milion funta. Messi njëkohësisht është bërë futbollisti i parë që në moshë kaq të re arrinë të ketë kaq fitime marramendëse.

Cristiano Ronaldo është futbollisti i tretë më i pasur në botë me 112 milion funta. Në vendin e katërt është edhe një futbollist i Realit, braziliani Leite Kaka me 66.5 milion funta. Ronaldinho është në vendin e pestë me 53 milion funta.

Eto (52mil), Rooney(50 mil), Ibrahimovic (47 mil.), Rivaldo (45.5 mil.) dhe Ferdinand me 42 milion funta përbëjnë top 10-shen e futbollistëve më të pasur.

Pasuria e futbollistëve nuk është se sa fitojnë aktualisht nga futbolli por një total se sa para kanë grumbulluar deri më tani në futboll./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›