U pa edhe kjo në futboll

Në futbollin zvicëran këtë javë u pa edhe diçka e çuditshme. Nuk është më ketri në fushë, por gjesti i dy tifozëve zvicëran në ndeshjen mes Grasshoppers dhe St Gallen.
Dy tifozë të skuadrës lidere në Zvicër, Grasshoppers festuan fitoren e skuadrës së tyre në një vaskë të drurit të mbushur me ujë të nxehtë.
Tifozët vazhdonin të relaksoheshin në vaskë të shoqëruar me nga një birrë të ftohtë. Kur skuadra e tyre shënonte, lojtarët afroheshin tek ta për të festuar golat./Indeksonline/