10 mijë shtrime nga kanceri i gjirit, Ylli: 713 pacientë të rinj. Bie numri i vdekjeve

710 e gra janë diagnostikuar gjatë 2023 me kancer në gji ndërsa për herë të parë numri I humbjeve të jetës shënohet nën 200. Alban Ylli përgjegjës për programin kombëtar të kësaj sëmundje thotë se vdekshmëria e parakohshme ka prirje në rënie.
”Megjithëse incidenca, rastet e reja që janë rreth 710 të tilla të identifikuara dhe shtrimet në spital që me shumë gjasë janë shprehje e aksesit shumë të mirë për ndërgjegjësimin e popullatës, ne në Shqipëri kemi gjithmonë e më pak vdekje nga ky kancer”, thotë përgjegjësi për programin kombëtar të kësaj sëmundje Alban Ylli.
Por shtrimet spitalore janë pothuajse dyfishuar. Vetëm në QSUT kemi 10 mije shtrime çka flet për një ngarkesë tepër të lartë për sistemin.
“Kemi arritur në pothuajse në 10 mijë shtrime në vit me kancer të gjirit, sistemi i ka përballuar këto me sukses”, thotë Alban Ylli.
Kjo ngarkesë është përkthyer fatkeqësisht në kohë më të gjatë pritje.
”Për të ulur çështjet e kohës së pritjse ndoshta do të duhet më shumë kohë”, thotë Alban Ylli
Shtimi i mamografive dhe shtrirja e shërbime spitalore edhe në rrethe ka shtuar mundësitë e diagnostikimit dhe trajtimit por mungesat në terapi dhe mjekime mbeten ende prezent.
Gazetare: S. Mlloja
/RTSH/