E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 rregullat e rreshter Antonio Konte

Receta e trajnerit bardhezi për fitimin e kampionatit të tretë

konteGazzetta dello Sport ka publikuar dhjetë rregullat e pashkruara të Antonio Kontes. Rregulla të cilat asnjëri nuk duhet ti kundërshtojë dhe që të gjithë duhet ti ndjekin. Janë këto rregulla receta fituese e Juventusit.

1 Skuadra vjen përpara çdo individi

Sapo arriti tek Juventusi tha këtë shprehje: Ne vjen përpara unë. Dhe natyrisht nuk ka ndryshuar ide. Kjo do të thotë që individualizmat duhen lënë mënjanë, dhe se të gjithë duhet të ndihen të rëndësishëm, por asnjë nuk duhet ta ndjejë veten të pazëvendësueshëm, sepse shpirti i sakrificës është një ndër sekretet e sukseseve të Juves. Dhe tani pasi Juvja ka fituar dy kampionate radhazi, ekziston mundësia që lojtarët të jenë ngopur me trofe, dhe për këtë arsye ky koncept do të thuhet shpeshherë te Juvja.

 

2 Uria për fitore duhet kultivuar çdo ditë

Meqë ra fjala tek vetëkënaqësia, Konte, por edhe Bufon, gjatë fazës përgatitore në SHBA lëshuan alarmin se uria për tituj duhet treguar me fakte (edhe në stërvitje, jo vetëm gjatë ndeshjes) dhe jo me fjalë, fitoret e bardhezinjve ndërtohen çdo ditë në Vinovo, dhe nuk është një rastësi që tekniku bardhezi vazhdon ta përsërisë.

 

3 Besojini trajnerit dhe ndiqeni gjithnjë

Në dy sezonet e para lojtarët i besuan verbërisht Kontes duke mos diskutuar metodat e tij të punës dhe madje duke marrë vizionin e tij për futbollin. Disiplina e egër e Kontes ka nevojë të shoqërohet edhe me rezultate sportive për tu kapërdirë më mirë, dhe pas dy vitesh intensive nuk është dhe aq e sigurtë që grupi mund të ndjekë Konte në gjithçka. Por tekniku pret që ta ndekin, sepse vetëm nëpërmjet disiplinës së tij Juvja kaloi nga dy vende të shtata rresht në dy tituj të fituar rresht.

4 Stërvitja është guri i parë i suksesit

Luan kush e demonstron se e meriton gjatë javës. Kobte e përsërit shpesh këtë frazë dhe lojtarët e dinë që është tamam kështu: nuk ka as të favorizuar dhe as titullarë që mund tia lejojnë vetes të stërviten me ritme të ulta. Ja sepse çdo ndeshje miqësore në Vinovo luhet me shpirtin e një finaleje të Champions.

5 Bëni një jetë të shëndetshme

6 Në fushë mendoni gjithnjë të sulmoni.

7- Shpejtësi mendimi dhe këmbësh.

8- Në gjithçka që bëni, bëjeni me zemër.

9- Juve ka një histori madhështore: respektoni fanellën.

10- Duhet të jeni agresivë, por korrektë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›