E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kambiaso thërret Etonë dhe Leonardon tek Interi

Kapiteni aktual beson tek një vit i suksesshëm i zikaltërve

kambiasoEsteban Kambiaso flet si kapiten. Në mungesë të Havie Zanetit, shiritin e mban ai, ndërsa tregon situatën tek Interi dhe pritshmëritë për këtë vit futbollistik. Këtë sezon e nisim nga zero dhe për këtë duhet që ta fillojmë mirë që nga takimi i parë me Xhenoan. Mesfushori i bën thirrje dy prej personazheve të cilët për zikaltrit kanë dhënë shumë. Ne e dimë se çfarë mund të japë Samueli. Çështja e Leonardos dhe situata e tij është e ndryshme, ai ka aftësinë që të mbulojë më shumë role. Ajo që ne na bashkon është që, që të dy kanë bërë gjëra të mira tek Interi, tha mesfushori.

Objektivat 

Kambiaso nuk i vë rëndësi fjalëve jo pozitive të skeptikëve, sepse klubi do e tregojë veten në fushë. Le ti lëmë ata të flasin. Ne nuk mund të jemi aty që të gjykojmë atë se çfarë thonë kritikët. Me siguri që për të thënë këto, ata duhet ti kenë parë të gjitha takimet paraprakisht, ironizon mesfushori. Ai më pas analizon gjendjen e skuadrës. Në sezonet e kaluara ne e nisnim nga një strukturë solide, një grup që njihej dhe që mund të vinte ndonjë element i ri. Ne e nisim nga zeroja dhe për këtë motiv është sidomos me rëndësi që ti bëjmë gjërat mirë nga fillimi.

Maxarri Lojtari tregon përshtypjet e para për trajnerin ri Maxarri. Unë nuk kam shumë qejf që të fals për trajnerët, por mund të them që tërë ata që kemi pasur kanë dashur gjithnjë të japin maksimumin dhe Maxarri nuk bën përjashtim. Klubi zikaltër është pranë ndërrimit të presidentit, por Kambiaso shprehet se situata futbollistike aktuale bën që lojtarët të mos mendojnë për të tilla gjëra. Këto prekin të tjerë persona. Ne duhet që të bëjmë atë që do trajneri. Morati del nga skena? Nuk e di, nuk më pëlqen të bëj hipoteza, sepse ke mijëra persona që hipotetizojnë për gjithçka. Unë jam realist e më pëlqen që të bazohem tek realiteti.

Xhenoa

Mendja e Kambiasos është tek kundërshtari i parë, në këtë sezon, Xhenoa. Është një ekip që kërkon ta nisë mirë vitin ashtu si ne, për më tepër që eliminimi nga Kupa e Italisë, mund të ndikojë që ata të motivohen më tepër që të na mundin. Por ne pavarësisht gjithë kundërshtarëve që mund të kemi kundër, duhet që të kemi identitetin tonë në fushë.

Titulli

Ku mund të shkojë Interi? Ne nuk duhet që të bëjmë shpallje, për këtë duhet që të punojmë çdo ditë në fushë. Do të shikohet në vazhdim se në çpikë do të jemi për kampionatin. Kur do të kthehet Zaneti? E kam thënë edhe në rastin e Militos, Mudingajit, që në të tilla rate nuk duhet të digjen etapat, por lojtari të vijë i shëruar plotësisht. Ne kemi besim tek stafi mjekësor, Diego tani ndihet më mirë, kurse Mudingaji u kthye.

Fiorentina/ Rosi ndihet mirë, dëmtimet janë një kujtim i keq

 Xhusepe Rosi ndihet mirë pas dëmtimeve të pësuara që e mbajtën larg fushës së futbollit për një kohë të gjatë. Tani ndihem mirë pas atyre dy dëmtimeve që pësova. Ka gati dy vite që unë nuk luaj rregullisht dhe po stërvitem fort që të jem gati për ekipin. Ndihem një lojtar i ri dhe u ktheva ai që kam qenë më parë se sa të dëmtohesha. Nuk dua që të ndalem këtu, dua të eci përpara dhe të shpresoj që mos të më ndodhë më ajo që kam kaluar së fundmi, tha sulmuesi italian. Ai është entuziast për repartin ofensiv. Jemi me fat që kemi Marion. Ai është një lojtar i mirë që në 4-5 vitet e fundit ka realizuar shumë gola. Besoj tek një vit të mirë.

Roma/ Për Totin duan kontratë ekonomike

Tek Roma duan që kapitenin Françesko Toti ta mbajnë sa më gjatë. Mesfushorit i mbaron kontrata në sezonin e ardhshëm, por drejtuesit verdhekuq kanë ndër mend që ti bëjnë një propozim të leverdisshëm nga ana ekonomike. Ne Totin e duam në ekip sa më gjatë të jetë e mundur. Po mendojmë për ofertën e re, por ajo duhet që të jetë e përballueshme nga ana ekonomike, tha drejtori i përgjithshëm Mauro Baldisoni. Plani i drejtuesve është që Toti pas të varë këpucët në gozhdë të marrë një detyrë drejtuesi në klub.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›