10 vendet e preferuara nga afganët për azil

Irani mbylli kufijtë me Afganistanin nga frika e rritjes së fluksit të refugjatëve afganë që po lënë vendin pas marrjes së kontrollit nga talibanët.
Lajmi u njoftua nga Ministria e Brendshme iraniane.
Hossein Qasemi, kreu i Zyrës për Çështjet Kufitare në Ministrinë e Brendshme iraniane tha se tre provincat kufitare me Afganistanin u udhëzuan që të kthejnë pas të gjithë afganët, duke cituar zhvillimet që po ndodhin atje dhe kufizimet për shkak të Covid.
Vendimi i papritur i Iranit mbërrin pak ditë pasi Irani deklaroi se po ngrinte kampe refugjatësh në kufirin afgan për t’i paraprirë fluksit të refugjatëve. Sipas OKB-së, deri në tetor të vitit të kaluar numëroheshin rreth 780 mijë afganë që jetonin si refugjatë në Iran.
Irani nuk ofron statusin e azilantit për afganët, por ndër vite ka ndjekur një politikë që u njeh statusin e refugjatit, duke mos i dëbuar ata. Ndërkohë, vendet më të preferuara për afganët për kërkimin e azilit janë kryesisht europiane. Në 10 vendet që kanë pasur më shumë kërkesa për azil nga shtetas afganë, vetëm India dhe Pakistani nuk janë shtete europian.