E Enjte, 5 Nëntor 2026

Evakuimet nga Afganistani, vendet perendimore shtojnë fluturimet

Vendet perëndimore kanë shtuar evakuimet. Avionët me qindra të evakuuar nga Kabuli mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike me shtetas britanikë dhe stafin e ambasadës zbarkoi në një bazë ajrore në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Shtetet e Bashkuara thanë se me fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1100 vetëm të martën, ndërsa kanë lajmëruar se duan ta rrisin numrin e personave të evakuar në 9000 ne ditë. 
Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të strehonte deri rreth 20 mijë afganë, ndërsa dyert i ka hpaur edhe Uganda e cila njoftoi se do të pranonte 2000 perosna. Për të diskutuar për situatën pritet që së shpejti të mblidhen edhe shtetet anëtare të G7-tës. 
Bashkimi Europian përmes Jospeh Borell njoftoi se dotë të ndihmonte në Evakuimin e rregullt të të gjithë atyre perosnave që duan të largohen nga vendi. Gjatë takimit mbi këtë cështje BE vlerësoi kontributin e Turqisë, SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e aeroportit. 
Më herët, Joe Biden këmbënguli se vendimi për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani ishte i drejtë, teksa premtoi se 500 mln dollarë ndihmë per refugjatët afganë. Ai tha se nëse ai nuk do t’i përmbahej një marrëveshjeje largimi të negociuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, SHBA rrezikonte rikthimin e konfliktit shumëvjeçar me forcat talebanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›