E Diel, 1 Nëntor 2026

10 vite burg për personin që publikoi foto nudo të personazheve të famshëm

Personi i cila pati hakuar email adresën e aktoreve Scarlett Johannson dhe Mila Kunis, e gjithashtu edhe këngëtares Christina Aguilera është dënuar me 10 vite burg. Vendimi është marrë gjatë ditës së djeshme.

Ai person është Christopher Chaney, 35 vjeç, dhe u kërkua nga FBI pas akuzës së Scarlett, 28 vjeçare kur fotot nudo të saj me ish bashkëshortin Ryan Reynolds dolën online.

Gjykatësi James Otero tha se veprimi i tij është “mospërfillës i privatësisë së viktimave”. I dënuari e pranoi fajin. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›