Marilyn Monroe e X Factor

Egzona Ademi është një nga finalistet e garës së madhe për talentë në muzikë, "X Factor Albania 2".
Ndonëse ka studiuar aktrimin, dashuria e madhe për skenën ka bërë që ajo të provojë këngën, për çfarë edhe është vlerësuar lartë në edicionin e fundit të kësaj gare. Paraqitja e saj skenike u krahasua me Marilyn Monroe, ndërsa vokalisht Tuna e cilësoi si superiore ndaj Amy Winehouse, me këngën e se cilës ajo u prezentua. Egzona po garon në kategorinë mbi 23 vjeç, ndërsa mentor ka kompozitorin dhe prezentuesin e njohur televiziv, Pandi Laço. /indeksonline/