E Shtunë, 31 Tetor 2026

10-vjecari shofer perplas dy vajza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku dy vajza të mitura kanë mbetur të plagosura pasi janë përplasur nga një makinë. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Çiflik të këtij rrethi paraditen e të enjtes.

Mjeti që aksidentoi dy vajzat, 12 dhe 2 vjeçe, kushërira me njëra tjetrën drejtohej nga një 10 vjeçar, i cili pasi kishte marrë pa leje makinën e të atit, përplasi dy vajzat të cilat ishin duke kaluar në rrugë.

Të miturat janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar të atin e 10-vjeçarit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›