Rama bashkebisedim me mesuesit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një bashkëbisedime me mësuesit, me rastin e festës së 7 marsit.
Gjatë takimit, pasi ka dëgjuar problematikat me të cilat përballen mësuesit në shkollat shqiptare, kreu i opozitës ka prezantuar strategjinë e PS për arsimin, duke e vënë theksin fillimisht tek çlirimi i këtij sektori nga ndikimi politik.
“Liria e profesionit është e cënuar për arsye politike, për arsye partiake dhe elektorale, që synojnë ta rrënojnë arsimin duke ndërhyrë në marrëdhëniet mësues-shkollë dhe mësues-prindër”, ka deklaruar Rama.
“Gjëja e parë që ne do të bëjmë kur të vijmë në pushtet do të jetë kthimi i lirisë së arsimit. Do bëjmë një proçes rekrutimi të mësuesve në koordinim me prindërit. Nuk mund të garantojmë cilësinë e arsimit nëse nuk përfshihen prindërit”, ka theksuar ai.
Një tjetër premtim që ka bërë lideri i së majtës në kuadër të programit qeverisës ka qenë heqja e taksave për mësuesit, sikurse do të bëhet për shtresat e mesme.
“Gjithashtu, ne do çlirojmë mësuesit nga taksat. Taksa e sheshtë ka qenë një goditje që i ka marrë frymën të gjithë shtresës së mesme. Ne duhet t’i ulim taksat për mësuesit dhe programi ynë sjell përmes kësaj një rrogë më shumë”, ka nënvizuar Rama.
Më tej kreu i PS i ka njohur bashkëbisedueset me projektet e tij për shkollat, duke e vënë theksin tek futja e sportit dhe e gjuhëve të huaja në këto institucione.
“Jam i bindur se 7 marsin e ardhshëm do të flasim për gjëra të tjera”, ka thënë më tej Rama, duke shtuar se situata aktuale vjen si pasojë e keqqeverisjes së arsimit dhe shkollës.